ARSIMI

Ka ndërruar jetë profesori i Gjuhës Frënge, Naser Beqiri

Ka ndërruar jetë profesori i Gjuhës Frënge, Naser Beqiri. Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata e Profesorëve të Frëngjishtes e Kosovës.

Profesori Naser Beqiri, i lindur në vitin 1965 në Devajë të Komunës së Vitisë, ka ndërruar jetë këtë të diele.

Ai kishte punuar profesor i gjuhës frënge dhe latine në Shkollën e Mesme Gjimnazi në Viti prej vitit 1990. Ishte autor i disa monografive. Projekti i tij i fundit ishte Monografia “LE FRANÇAIS AU KOSOVO 1971 – 2020 MONOGRAPHIE” (Frëngjishtja në Kosovë 1971 – 2020, monografi), që i mbet e pa botuar !

Shoqata e Profesorëve të Frëngjishtes të Kosovës – SHPFK/APFK, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve, miqve dhe kolegëve të profesor Naser Beqiri.

You Might Also Like