Shëndeti

Ka ndërruar jetë Rami Veliu, punëtor i hershëm shëndetësor

Ka ndërruar jetë në Rami Veliu, një nga punëtorët më të hershëm shëndetësor në Gjilan. Veliu ishte veteran i infermierisë në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur i biri i tij, Ismajl Veliu, i cili në profilin e tij në facebook ka shkruar:

‘Me dhembje të thellë, ju njoftojmë se sot pas një sëmundje të gjatë, në moshën 70 vjeçare, ka vdekur babai jonë Rami (Ismajl) Veliu.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet neser me ikindi, në varrezat e fshatit Zaplluxhe të Opojës.

Për shkak të rrethanave aktuale në Kosovë, dhe duke i respektuar udhëzimet e IKSHP-s, ceremonia e varrimit do të organizohet nga familja e ngushtë dhe të pame nuk do ketë.

Me pikëllim të thellë, familja Veliu’.

You Might Also Like