Shëndeti

Ka shumë pakënaqesi të qytetarëve të Gjilanit si ndaj kujdesit parësor shëndetësor ashtu edhe ndaj atij dytësor

Dr. Arbëreshë Berisha-koordinatore e Nënkomitetit për Shëndetësi, anëtare e Komitetit për Shëndetësi nga LVV

Këto shërbime vazhdojnë të jenë të mangëta dhe jocilësore,si pasojë e keqmenaxhimit dhe funksionimit të pjesshëm të këtyre institucioneve.Ne si subjekt politik opozitarë, nuk kemi parë deri tani një përkushtim apo gatishmëri të instucioneve publike në qasjen sa më të lehtë të pacientit ndaj këtyre shërbimeve. Ka shumë pakënaqesi të qytetarëve të Gjilanit si ndaj kujdesit parësor shëndetësor ashtu edhe ndaj atij dytësor(Spitalit Regjional të Gjilanit). 1.Për shkak të moskordinimit të mirë të punës prej këtyre dy institucioneve pacientët janë të detyruar që shërbimet mjekësore ti marrin shpesh në ato private.Për shembull:mbingarkesa e qendrave të mjekësisë familjare(QMF-ve) dhe ambulantave të mjekësisë familjare(AMF-ve) me pacientë nga spitali dhe ordinancat private për marrjen e terapise parenterale(I.V dhe I.M).Në mungesë te shtretërve ata presin me orë të tëra për marrjen e terapisë nga specialist; si dhe për analizat laboratorike që nuk kryhen në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare(QKMF) dhe për shërbimet në radiologji hasin vështirësi në spital dhe janë të detyruar të shkojnë në privat. 2.Furnizimi me barna nga lista esenciale dhe me material tjetër hargjues është i mangët.Gjithashtu vlenë edhe për furnizimin me aparatura mjekësore që mungojnë ose jane jofunksionale. 3.Për shkak të numrit të vogël të mjekëve,si dhe grumbullimit të tyre në qendrat e mjekesise familjare(QMF-ve) në qytet,shërbimet mjekësore nëpër fshatra janë të pjesshme.Kjo shkakton fluks të pacientëve drejt qytetit dhe pakënaqësi të tyre. 4.Pritje me ore të tëra të pacientëve gjatë kujdestarisë së natës,për konsulta mjekësore dhe konsulta stomatologjike që tani mungojnë. Dhe shumë pakënaqësi të tjera. Ekziston një menaxhim jo i mirëfilltë në institucionet publike shëndetësore që kryen funksionin e saj në bazë të këtyre kushteve: a) librezës partiake; b)familjarizimeve; c)privilegjeve personale të zyrtarëve dhe menagjerëve në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan(QKMF GJILAN)për persona të caktuar; ku për pasojë kemi shërbime të pjesshme dhe jo të mira shëndetësore në komunën tonë.Prandaj problemet në keto institucione vazhdojnë të jenë të pranishme si këto që do ti përmendim më poshtë: 1.Për punesime të stafit mjekësor dhe atij udhëheqës duhet ti plotesosh kushtet a,b,dhe c që të jesh i punësuar.Të tjerët presin kur ti vjen radha!Për shkak të mosperputhjes së nevojave për staf mjekësor sipas kërkesave,ka shkaktuar edhe mungesë të pranisë së mjekëve në disa QMF dhe AMF komunës së Gjilanit ,ndërkohë që numri i mjekëve të papunë është në rritje e sipër. 2.Emërimi i shefave pa kurfarë konkursi. 3.Shpërndarja e personelit mjekësor sipas kushteve a,b,c te sipërpërmendura dhe presioni mbi të tjerët që nuk i plotësojnë këto kushte.Pra grumbullimi i mjekëve në qytet dhe mungesa e mjekëve nëpër fshatra.Kjo shihet edhe në raportin e QKMF-së për 2019 ku kryeshefi dhe disa prej shefave nuk kanë punuar me pacient sikur mjekët e tjerë.Si rezultat ka joproporcionalitet në numrin e pacientëve të kontrolluar nga secili mjekë. 4.Marrja e pagës së drejtorit të QKMF-së nga dy mjekë familjar (ku njëri është drejtor dhe tjetri kryeshef)bjen në kundërshtim me pozitat që ushtrojnë. 5.Mosrespektimi i orarit të punës nga stafi mjekësor si në qytet ashtu edhe në fshatra ka sjellë shumë pakënaqësi si ndërmjet personelit ashtu edhe pacientëve që kërkojnë shërbim.Edhe këtu favorizohen ata që plotesojnë kushtet a,b,c të sipërpermendura më lartë,ndërsa të tjerët ndëshkohen. Sa i përket komunës ne kemi projekte që kanë filluar kohë më parë dhe ende nuk janë të përfunduara.Vlenë të theksohet ndërtimi i objektit të ri të QKMF-së i filluar në dhjetor të vitit 2016 ende nuk ka përfunduar dhe se tani ka një aneks-marrëveshje. Si dhe ndërtimi i fshatit SOS që projekti ka filluar me 10.07.2018,por ka mbetur projekt në letër.

Për shkak të përkrahjes jo të mjaftueshme nga organet kompetente komunale, organizatat joqeveritare HANDIKOS dhe PEMA funksionojnë me shumë vështirësi.

 

You Might Also Like