Gjilan

Kadriu: Jam i lumtur që kam arritur sado pak t’i gjendem qytetarëve përkrah sa herë ata kanë pasur nevojë

Sot, Këshilli i fshatit Malishevë të Gjilanit, më ka ndarë Mirënjohje në shenjë falënderimi për angazhimin që kisha si kryetar i Aleancës në Gjilan në të mirën e qytetarëve të Komunës, veçmas të banorëve të këtij lokaliteti.

Jashtëzakonisht i lumtur që kam arritur sado pak t’i gjendem qytetarëve përkrah sa herë ata kanë pasur nevojë, ndërsa si kryetar dege dhe në përgjegjësi publike, isha me ata ditë e natë, pa u kursyer për asnjë moment, sepse ky është obligim i yni dhe secilit që ka të tilla përgjegjësi.

Falëmnderit Malishevë, Gjilan e Anamoravë. Do të jem me ju gjithëherë e në çdo kohë. Do të jemi bashkë edhe më tutje.

 

Me respekt,

Rexhep Kadriu

 

You Might Also Like