Komunikacion

Kadriu: Na gëzon zgjerimi i rrugës Gjilan – Kllokot, më të lumtur do të ishim nëse nis edhe ndërtimi i Unazës së Jashtme të Gjilanit

 

 

Të nderuar qytetarë,

U informova nga mediet që sot ka filluar zgjerimi i rrugës Gjilan – Kllokot, kontrata për të cilën është nënshkruar në dhjetor të vitit 2019 në kuadër të projektit ‘Ndërtimi i Rrugëve Rajonale të Kosovës’, nga i cili ka përfituar Anamorava, respektivisht Gjilani.

Kontrata për rrugën 11-kilometërshe, është nënshkruar në atë kohë me punëkryesin, sikurse mbështetur nga BERZH-i, është edhe zgjerimi i hyrje-daljeve në Gjilan -Kllokot, ku disa projekte veç janë përmbyllur e disa janë në realizim e sipër, dhe krejt këto kanë ndodhur me Haradinajn kryeministër, dhe Pal Lekaj ministër i Infrastrukturës .

Doemos, do të isha edhe më i lumtur nëse do të filloj edhe ndërtimi i Unazës së Jashtme të Gjilanit si projekt i ri i kësaj qeverisje një projekt që lehtëson jetën e qytetarëve tanë dhe i jep një pamje moderne Gjilanit.

Urime!

Rexhep Kadriu

You Might Also Like