Komunikacion

Kadriu: Përkohësisht do të mbyllet rruga Kaçanik -Hani Elezit

Pas rreshjeve të fundit atmosferike që ndodhën në territorin e Kosovës, është krijuar një situatë e re emergjente në aksion rrugorë Kaçanik-Hani Elezit në të cilin ka ndodh rrëshqitje e dheut dhe si rezultat i kësaj ekipet e ekspertëve nga Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me ata të KFOR-it, kanë vlerësuar se ky aks rrugor duhet të mbyllet për qarkullim nga data, 08.05.2018 (e Marte), nga ora 10:00., ka thënë, Rexhep Kadriu, zëvendësministër.

Duke i lutur qytetarët për mirëkuptim, sqarojmë se këto masa ndërmerren me qëllim të evitimit të rrezikut që paraqet kjo situatë e krijuar në këtë aks rrugor. Gjithëashtu, nga nesër në mëngjes do të vendosen sinjalistika të nevojshme ku qytetarët me vetura do të munden ta shfrytëzojnë rrugën alternative Glloboqicë – Girancë- Han i Elezit, me gjatësi prej 12 km, ndërsa maunat duhet të drejtohen kah pikëkalimi kufitar në Glloboqicë, tha ai.

You Might Also Like