Libri

Kah i bie udha me dal n’mal ?!

Kah i bie udha me dal n’mal ?!
Nuk o pun’ dorëzimi, jo!
S’asht që m’ka lanë kam’ e dora
s’asht që zana nuk po m’vjen
n’plagë melhem me mba tamlin e gjinit
Nuk asht se jam shterrë der ndej
dej koc e m’kërcasin dhamt
kur baj ah nanë
e mbaj gjunjt’ me grusht
e çohem me i ra Rrasës Gurit
Asht dhimt kreje
e bame prush n’sy
Me t’pa tuj rreh petka
n’ujë t’egër
dielli me nxe pikëza t’bardha.
Ajkunë bre!?
Kah i bie udha me dal n’mal ?!
XL nandor 2020

You Might Also Like