Sportet me dorë

Kampionët e futbollit marrin edhe hendbollin

Valon Murseli e Flamur Bunjaku kanë marrë në pronësi edhe një klub.

Presidenti aktual i FC Dritës, Valon Murseli do të menaxhojë edhe me klubin e hendbollit të Dritës, raporton Gazetasheshi.com.

Ai bashkë me Flamur Bunjakun do t’i prijnë HC Dritës.

“Që nga sot HC DRITA me presidentët Valon Murseli dhe Flamur Bunjaku, me të cilët synohen përfaqësimi sa më i denjë i hendbollit në Kosovë dhe jashtë saj. Një faleminderim i veçant nga kryesia dhe urime të gjithë hendbolldashësve të qytetit tonë! Urime…”, thuhet në njoftim.

Murseli dhe Bunjaku me shumë sukses i kanë prirë FC Dritës duke e bërë kampion të Kosovës.

You Might Also Like