Futboll

Kastriot Rexha rikthehet te FC Drita

FC Drita nuk e ka pritur orën 00:00 për të shpërthyer ‘bombën’ e fundvitit. Klubi gjilanas ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me sulmuesin Kastriot Rexha. Lajmi është zyrtarizuar nga faqja zyrtare e klubit ‘bardhekaltër’, teksa ishte paralajmëruar javë më parë nga Gazeta “SHESHI”. Marrëveshja u mbyll me sukses nga presidenti Valon Murseli.

Ish-kampionët e vendit kanë uruar tifozët e tyre për festat e fundvitit me rastin e nënshkrimit të Kastriot Rexhës. ‘Këpuca e Artë” e Kosovës, si dhe njëherit lojtari më i mirë në vend rikthehet kështu te skuadra gjilanase pas një edicioni të kaluar me Feronikelin.

 

You Might Also Like