Futboll

Kenan Haxhihamza nuk është më pjesë e Gjilanit

 

Portieri Kenan Haxhihamza ka ndarë rrugët me Gjilanin. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë portieri në faqen e tij në facebook. Kenan Haxhihamza, nuk ka bërë me dije se si ka ardhur deri te ky vendim e as që për këtë janë prononcuar në SC Gjilani, por statusi i tij lë të kuptohet se ai më nuk është pjesë e SC Gjilani.

Ja postimi i tij i plotë:

Gjithmonë̈ ka një fund, por nuk e prisja kaq të shpejtë edhe pse kanë kaluar 4 vite në SC Gjilan ku jam rritur e formuar si profesionist e mbi të gjitha si njeri. Një listë falenderimesh që vështirë është t’i gjesh fundin, duke filluar nga Presidenti i klubit për përkrahjen dhe korrektësinë e treguar, drejtorave dhe gjithë stafit administrativ, kapitenit, lojtarëve, shokëve të mi, trajnerëve me të cilët kam punuar në veçanti Afrim Ajdini i cili është më meritori për lojtarin që unë jam sot. Mirënjohës u jam gjithë jetën sepse fjala faleminderit është pak. Sa i përket tifozerisë, falenderim të madh për përkrahjen sepse gjatë gjithë kësaj kohe përveç gëzimeve kemi pasur edhe zhgënjime e mospajtime. Nga sot do ju kuptoj më mirë sepse do të jem pjesë e juaja duke qenë gjithmonë në përkrahje të SC Gjilanit. Faleminderit qytetit që më dha dashurinë që se prisja dhe familjeve që m’i kanë hapur dyert këto 4 vite që për mua janë një jetë, gjithmonë do të jeni pjesë e kujtimeve më të bukura të kaluara në Gjilan qytetit që do t’i mbes borxh gjithë jetën. Mirupafshim Gjilan sepse është herët për Lamtumirë. Ju dua.

You Might Also Like