Muzikë

Këngëtari që këngën e mirëfilltë shqiptare e  ka në shpirt!

 Sot, në kohën e pakohë për artin e mirëfilltë, kur shumë artistë të estradës sonë po ” Vdesin artistikisht”’ meq po përfitojnë materialisht nëpër koncerte dhe tubime, duke u venitur në lymin e ”muzikës” komerciale me së  shumti përmes këngëve dhe melosit tallava, që është një ndotje akustike,e pa vlera artistike, por ka edhe këngëtarë të atillë që interpretime me vlera artistike. E një rikthim të  madh i vlerave artistike muzikore, është duke e vazhduar tash e me vite  një këngëtar Anamoravas që është në skenë muzikore. Fjala është për këngëtarin Harush Hyseni nga Ramjani i Vitisë . Hajrushi tash e më shumë se 40 vjet jeton në mërgim por krahas punës profesionale që bënte në mërgim në Zvicër kurrë dhe asnjëherë nuk iu nda interpretimit të këngës së mirëfilltë shqipe veçmas asaj Qytetare që me vite të tëra e kënduan dhe e kultivuan Ymer Riza, Qamili i Vogël e të tjerë.

 

Hajrush tash e një kohë të gjatë po merret dhe po këndon nga shpirti dhe atë në mënyrë amatore por që këngën dhe zërin e tij  të mrekullueshëm  e ndjekin dhe e dëgjojnë me mijëra adhurues të këngës së tij nëpër koncerte amatore nëpër festivale por edhe përmes kanalit në Ytube por edhe CD që këngëtari e ka incizuar dhe ajo tashmë me rreth 30 këngë është  e qasshme për adhuruesit e këngës që interpreton me plotë dashuri dhe  në mënyrë të mrekullueshme. Bashkëbiseduesi ynë që e takuam rastësisht këto ditë Marsi dhe bëmë një bisedë për lexuesit e gazetës sonë,padyshim se është këngëtari që tashmë ka bërë emer në fushën artistike si këngëtarë.

 

Hajrush Hyseni  nga fshati Ramjan i komunës së Vitisë i cili jetonë dhe punon përkohësisht në mërgim që nga viti 1978. Me këngëtarin Hajrush Hyseni u takuam rastësisht  dhe biseduam  gjerësisht për karrierën e tij shumëvjeçare I cili siç shprehet nga thellësia e shpirtit e ndjen këngën dhe përmes këngës nga opskuriteti i harresës kolektive që po i ndodhë këtij populli, siç thotë po mundohet të risjellë në dritë një pjesë të asajë që na identifikonë si kombë  lashtë. Teksa flet për vete thotë se  u lind në vitin 1954 në fshatin Ramjan të komunës së Vitisë dhe se me këngë ka nis të këndoj qysh si fëmijë 5 vjeçar kur me babin dhe me fëmijët e tjerë shkonin nëpër ndeja  të ndryshme e meqë  kishte zë të mirë  e “”detyronin “” që të këndonte nëpër ndeja në oda. Shkollën fillore e kreu në Pozharan dhe menjëherë aty si nxënës u bë pjesë e SHKA”Përparimi”” të Pozharanit e cila atëbotë kishte bërë emër dhe aty edhe për herë të parë me një pikë muzikore u paraqit para publikut të gjërë .Aktivitetin dhe karrierën e vazhdoi veçmas duke interpretuar këngë qytetare të cilat I ka përemër edhe si anëtarë I SHKA””Kastrioti”” nga Ferizaj.

 

 

Mërgimtari Hajrush Hyseni që këngën e ka në shpirt e zemër

 

 

Teksa flet për vete ,shprehet se ka  organizuar shumë tubime e ahengje të ndryshme me këngëtar të ndryshëm si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Në Ramjan për çdo vit, s paku dy herë me kangtar të ndryshëm si me të  ndjerët Hashim Shalen, Lulzim Sendiun.dhe me të tjerët që janë  ende në  jetë si : Shaban Baksin, Sevdi Malsin, kuksianet Ferid Dida, Rexhep Kovaqi Vebi Voka, Milazim Halili, Fatmire Breqani  dhe të tjerë e në Kosovë Shyhrete Behluli e shume të tjerë dhe ka kënduar me të  gjithë këta e shumë të tjerë.

 

 

Kënga për Hajrushin është hobi dhe e këndon më shpirt sepse është edhe jetë për te

 

 

Hajrushi për këngën dhe ahengjet se përfitoi asnjë metelik lek verem sa dha mund e mjete për kangen sepse e dashi me shpirt se nuk kishte hobi tjetër pos këngës, Hajrushi u largu herët nga vendlindja për shkaqe që dihen politike  dhe ekonomike. Por, nga vendlindja dhe kenga nuk u nda kurr dhe asnjiherë. Organizoi ahengje ai ka incizuar dy CD me këngë të mirëfillta burimore  Shqiptare,ka të incizuara edhe  6 këngë në TV21, dy këngë në TV21 në Shkup 1 këngë në RTK në Prishtinë në emisionin “Rrënjët tona”

 

Këngëtari Hajrush Hyseni, ende është aktiv në këndim dhe në organizim të ahengjeve duke e ruajtur dhe kultivuar  këngën mirëfilltë shqipe, për te ka shkruar  edhe Shaban Baksi në librin e tij “ Yjet e folklorit Shqiptarë”.Duhet të theksojmë se Hajrushi dha  shumë mund e mjete për ruajtjen e kënges se mirfillt. Kendoi dhe këndon që kanë kënduar këngëtaret Qamili i Vogël, Mazllom Mezini, Ismet Peja, Hashim Shala, Shyqeri Alushi, Fitnete Rexha etj.I uruam shëndet dhe karrierë edhe më të gjatë. Aziz Zuka

 

 

 

 

 

 

 

You Might Also Like