KRONIKË E ZEZË

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim me subvencione

 

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim me subvencione

Gjilan, 12 Mars 2021Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, kundër të pandehurve Z.P. dhe B.T., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe ‘’Mashtrimi me subvencione’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas kërkesës, i pandehuri Z.P., që nga viti 2012, deri në fund të vitit 2020, si person zyrtar në cilësinë e zyrtarit për vlerësim dhe verifikim të aplikacioneve, në Drejtorinë e Bujqësisë në komunën e Gjilanit, në vazhdimësi dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete dhe të pandehurin tjetër B.T., ka tejkaluar kompetencat e tij, duke i mundësuar të pandehurit B.T., përfitimin e kundërligjshëm të subvencioneve që nga viti 2012 deri në vitin 2019 nga 150 euro për hektar për çdo vit, ndërsa, në vitin 2020 shumën prej 900 euro, edhe pse i njëjti nuk i ka plotësuar kushtet dhe kriteret për fitimin e subvencioneve për të mbjellat me grurë.

Në këto mënyrë dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, të KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri B.T., në cilësinë e fermerit, ka aplikuar për marrjen e subvencionit, duke paraqitur të dhëna të pasakta dhe jo të plota, ku në mënyrë të paligjshme pa përfituar nga subvencionet.

Me këto veprime dyshohet se i pandehuri B.T., ka kryer veprën penale ‘’Mashtrimi me subvencione’’, të KPRK-së.

Të pandehurit me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh.

You Might Also Like