KRONIKË E ZEZË

Kërkohet paraburgim ndaj tre personave për dhunë në familje dhe posedim të substancave narkotike

 

Gjilan, 14 prill 2020 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Njëra kërkesë është paraqitur ndaj të dyshuarit A.A., pasi dyshohet se më 12 prill 2020, në Gjilan, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, ashtu që për shkak të një mosmarrëveshje verbale, në prezencë të fëmiut të tyre 3 vjeçar, i njëjti e godet me shuplaka dhe grushta të dëmtuarën M.A., në kokë, fytyrë dhe pjesë të ndryshme të trupit.

 

Në këtë mënyrë, i dyshuari A.A., dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, nga neni 248 të KPRK-së.

 

Ndërsa, kërkesa tjetër është paraqitur ndaj të dyshuarve XH.M. dhe B.S., për shkak të dyshimit të bazuar se më 12 prill 2020, në një lokal në Gjilan, në mënyrë të paautorizuar kanë poseduar substancë narkotike të llojit ‘’Marihuanë’’, në peshë prej  39.3 gram, e cila është sekuestruar nga ana e zyrtarëve policor.

 

Me këto veprime të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, nga neni 269 të KPRK-së.

You Might Also Like