Sportet me dorë

Këta janë fituesit e garave në basketboll ndër shkollat e Rajonit të Gjilanit

Djemtë dhe vajzat e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” kanë zënë vendet e para në garat rajonale në basketboll, gara këto që organizohen nga Federata e Sportit Shkollor të Gjilanit – Republikës së Kosovës.

Vajzat e këtij gjimnazi janë kampione aktuale të Kosovës dhe mëtojnë që edhe sivjet të mbrojnë titullin, derisa djemtë kanë një përbërje shumë të mirë dhe janë mëtuesit kryesorë që edhe në nivel vendi të dalin të parët.

Këto suksese janë arritur falë përkrahjes së drejtorisë së shkollës, stafit mësimdhënës, punës së palodhshme të profesorëve Reshat Syla, Selami Haziri, Blerim Shala e Adem Adiler dhe sidomos përkushtimit të nxënësve tanë për këtë sport.

Ky është postimi i plotë i Federatës së Sportit Shkollor në Gjilan:

Sot në Gjilan u mbajtën garat regjionale në Basketboll për Shml dhe Shmu për të dy gjinitë dhe shkollat e Shoqatës sonë i arritën këto rezultate:

Shml djemtë :

Vendi i parë: Gjimnazi ,,Xhavit Ahmeti”

Shml Vajzat :

Vendi i parë : Gjimnazi ,, Xhavit Ahmeti”

Shmu Djemtë:

Vendi i parë ,Akademia ,,Hello”

Shmu Vajzat :

Vendi i parë: Shmu,, Thimi Mitko”

Shkollave tona ju dëshirojmë suksese në garat Republikane në Basketboll që organizohen nga Federata e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës.

You Might Also Like