Futboll

Këta janë kundërshtarët e mundshëm të SC Gjilani në Europa League

Nesër shorti i raundit parakualifikues në Europa Ligë

Gjilan, 08 Gusht 2020-Gjilani ditën e diele mëson kundërshtarin e raundit parakualifikues në Europa Ligë, me shortin i cili do të hidhet nesër (e diele) me fillim në ora 13:00.

Gjilani, si skuadër debutuese në garat ndërkombëtare të organizuara nga UEFA, rankohet më së ulti nga të gjitha ekipet tjera pjesëmarrëse në këtë raund duke u kuotuar me koeficient automatik 0.800.

Nga 16 skuadrat pjesëmarrëse në këtë fazë garash, kuq e bardhët e Gjilanit mund të përballen me 8 prej tyre, skuadra të cilat vijnë nga vendet e vogla europiane si nga Gjibraltari, Ishujt Faroe, San Marino dhe Andorra.

Kundërshtarët e mundëshëm të Gjilanit në këtë fazë garash janë:

Lincoln Red Imps (Gjibraltar)
Santa Coloma (Andora)
B36 Torshavn (Ishujt Faroe)
La Fiorita (San Marino)
Tre Penne (San Marino)
NSI Runavik (Ishujt Faroe)
HB Torshavn (Ishujt Faroe)
UE Engordany (Andora)

Ndeshjet e fazës parakualifikuese të Europa Ligës zhvillohen me një takim të vetëm, të cilat luhen me datë 20 Gusht dhe në bazë të shortit caktohet dhe vendi i zhvillimit të takimit.

You Might Also Like