Futboll

Këto ishin të arriturat e FC Drita kur ishte shpallur kampion më 2018

 

Tashti, kur futbolli ka pushuar në këtë kohë koronavirusi, futbollistë, ekipe e adhurues të futbollit po u kthehen ngjarjeve të dikurshme.

Një gjë të tillë e kanë bërë edhe në FC Drita, e cila në historikun e saj shumëvjeçar, dy herë ishte shpallur kampione e Kosovës, herën e fundit në kampionatin 2017/2018.

Në faqen zyrtare të FC Drita janë dhënë statistikat për këtë stinor. Në bazë të këtyre statistikave, nga 33 ndeshje kampionale sa ishin zhvilluar, FC Drita ia kishte dalë të shënojë 18 fitore, 13 barazime dhe kishte vetëm dy humbje, duke arkëtuar 67 pikë. Vendimtare ishte ndeshja e fundit me Prishtinën, në të cilën ekipi nga kryeqyteti duhej të mposhte Dritën me rezultat dy e më tepër gola, gjë e cila nuk ndodhi.

Në atë kampionat, Drita pati shënuar 53 gola dhe pati pësuar 21 gola.

FC Drita pati regjistruar 29 ndeshje radhazi që nuk kishte pësuar humbje.

Në garat evropiane, në Ligën e Kampioneve, FC Drita pati kaluar raundin preliminar, duke qenë fituese e parakualifikimeve që u zhvilluan në Gjilbratar, kurse në ndeshjen e radhës u mposht dhe aventurën e saj e vazhdoi në Ligën e Evropës, ku u eliminua.

FC Drita është kandidate që edhe sivjet të shpallet kampione e Kosovës, ngase për momentin zë pozitën e dytë,  por tashti kampionati është ndërprerë dhe nuk dihet se kur do të fillojë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like