Futboll

Këto janë ndeshjet parasezonale që Drita do t’i zhvillojë në Antalia

Drita FC, që fazën përgatitore po e zhvillon në Antalia në Turqi, ka paraparë që në kuadër të fazës përgatitore t’i zhvillojë tri ndeshje miqësore.

Më datë 26 janar, Drita do të përballet me ekipin polak Zaglebie Lubin.

Katër ditë më pas ekipi bardh e kaltër përballë do të ketë ekipin nga Ukraina, Vorskla Poltava, kurse ndeshjen e fundit do t’a zhvillojë më 2 shkurt ndaj ekipit nga Kazakistani, Atyrau.

Në stinën e vjeshtës, Drita ishte e treta në tabelë, pas Ballkanit, që është lider në Superligën e Kosovës në futboll dhe SC Gjilanit, që është i dyti në tabëlë. Pikërisht derbi Drita – Gjilani do të jetë ndeshje më interesante e sezonit pranveror.

You Might Also Like