Gjilan

Këto janë rrugët që pritet të realizohen më 2020

Gjilani që nuk kishte asnjë rrugë me katër korsi, tash i ka disa kilometra rrugë të tilla, prej Kazermës së FSK-së e deri te Drini Market në dalje të Gjilanit dhe në anën e kundërt prej Stacionin të Autobusëve e deri në dalje të Gjilanit. Pritet që më 2020, këto rrugë do të shtohen e këtë e ka bërë publike kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka theksuar se komuna e Gjilanit do të vazhdojë me rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe tani rruga nga Livoqi i Ultë deri në Kllokot pritet të rregullohet. Sipas tij, Komuna e Gjilanit është njoftuar edhe zyrtarisht se këto punime do të vazhdojnë e që është një rrugë rajonale, pastaj rruga Gjilan – Prishtinë në gjatësi 7.1 kilometra deri te Bresalci, rruga e Komuanvës që është investim i komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe rruga prej Drini Market në Gjilan e deri te Bunari i Përlepnicës, ku Ministria e Infrastrukturës ka respektuar Planin Zhvillimor të Komunës së Gjilanit dhe ka filluar punët në ndërtimin e kësaj rruge.

Sipas tij, praktikisht, të gjitha rrugët që lidhin Gjilanin me zonat tjera regjionale dhe rrugët ndërkombëtare, siç është rruga e Kumanovës pritet që të funksionalizohen dhe të realizohen gjatë vitit 2020 në përgjithësi.

You Might Also Like