Gjilan

Këto janë statistikat javore të policisë

Statistika për periudhën kohore nga data 01.01.2020 deri më 07.01.2020

 

Incidente                ——————————————–      28

Persona të arrestuar   ——————————————     13

Aksidente trafiku me lëndime ——————————–    04

Aksidente trafiku me dëme materiale pa lëndime ——–      15

Tiketa  ———————————————————–   730

Aksident me fatalitet  ——————————————      0

 

“Mashtrim”                                                                       

Me 06 janar 2020, rreth ore 14:00, Ankuesi shqiptar shtetas i Kosovë , ka raportuar në policinë e Kosovës , në Gjilan se në banesën e tij të cilën e kishte blerë në vitin 2009, kishte vërejtur se dera e hyrjes ishte ndërruar dhe në brendësi të banesës ka takuar një person të panjohur i cili kishte qen duke kryer disa punime me arsyetim se të njëjtën banesë e kishte blerë. Është  rasti procedohet për hetim të mëtejmë në njësitin e hetimeve të stacionit të Gjilanit.

 

“Urdhëresë e realizuar”              

07 janar 2020, rreth orës  16:30,  është arrestuar i   dyshuari M.K.SH.

Pas verifikimit I njëjti ka rezultuar se ka urdhëresë  aktive për të mbajte burg efektiv në kohëzgjatje prej një (1) vite e  pesëmbëdhjetë (15) ditë.  I njëjti është dërguar menjëherë  në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

 

“Posedim i substancave narkotike”  

Me 03 janar 2020 , rreth orës 17:00  në Rr “Idriz Seferi”, këtu  në Gjilan, patrulla policore ka ndalur veturën Audi  me tabela vendore. Në  veturë kanë qenë tre persona M.K.SH, gjatë  legjitimimit dhe verifikimit njeri prej tyre rezulton të ketë një urdhër arrest dhe pas kontrollimit më të detajuar tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë narkotike të cilës i është bërë testi fushor  dhe ka rezultuar e llojit Marihuanë me peshë 2.7 gram. Rasti “Posedim i substancave narkotike”   i referohet PTH në procedurë të rregullt,  kurse realizimi i urdhëresës  është ekzekutuar menjëherë duke e dërguar të dyshuarin në Gjykatë.

 

“Armëmbajtje pa leje”                 

Pas  një informatë për të shtëna me  armë zjarri, Patrulla e Zhegrës, në fshatin Zhegër  me urgjencë ka dal në vendin e ngjarjes , ku fillimisht në vendngjarje kanë  gjeturë 16 gëzhoja të cal. 9mm.

Në ndërkohë janë  identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit M.K.SH. (babë e djalë).

Është  bërë një kontrollë në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve.

Në oborrin e shtëpisë janë gjeture një (1) gëzhojë e cal 9mm ,ndërsa në afërsi edhe 3 fishek të cal. 16 mm ,ndërsa në shtëpi dhe objektet përcjellëse, janë gjetur dhe sekuestruar edhe:

Një pushkë gjuetie ,  “Eskord Magnum”,  një pushkë ajrore cal 4.5mm  “Modux Patrolle” me dylbi , një Karabin “Mossberg patriot” cal 308 me , nje MPX cal 9mm ne nr. serik 62D008716, një pistoletë : “Bereta Girsan” 9mm  ,Një pistoletë “Sig Sauer” cal. 9mm , dy (2) shufra metalike , katër (4) karikator ,  mbi njëmijë (1103) copë  fishek të kalibrit 9mm, 308 mm & 12 mm si dhe 325 gëzhoja. Me urdhër të Prokurorit i dyshuari (djali) dërgohet në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër lirohet . Rasti i referohet PTH.

You Might Also Like