Futboll

Këto janë të gjitha angazhimet dhe largimet nga KF Bashkimi i Koretinit


KF Bashkimi që nga përfundimi i sezonës vjeshtore ka punuar maksimalisht që ta përforcoj sa më mirë ekipin për sezonën pranverore.
Së pari nënshkroi marrëveshje me trajnerin kampion me gjenerata të reja te KF Dardana prof.Rasim Rahimi i cili aventurën si kryetrajner profesional e fillon me një bagazh të madh si lojtar e po ashtu edhe si trajner i gjeneratave të reja.
Gjatë afatit kalimtar dimëror KF Bashkimi përforcoi skuadrën në çdo repart duke transferuar 12 lojtarë si në vijim:

Armend Kovaçi nga KF Trepça
Ideal Gashi nga KF Hajvalia
Agron Gashi nga KF Ramiz Sadiku
Vasfi Jusufi nga KF Ramiz Sadiku
Euron Fejzullahu nga FC Drita
Donat Mehmeti (P) nga KF Llapi
Regi Kastrati nga KF 2 Korriku
Qlirim Abdullahu nga KF 2 Korriku
Admir ibrahimi nga KF Tërrnovci
Shpëtim Asani nga KF Tërrnovci
Altin Aliu i huazuar nga SC Gjilani dhe
Drin Govori i huazuar nga FC Drita

Derisa KF Bashkimi shkëputi marrëveshje me këta lojtarë: Armend Miftari (P), Granit Statovci (P), Alban Tusuni, Pjetër Jakaj, Velson Morina, Ardit Bajraliu, Toni Salihu, Fidan Sejdiu, Dionis Canaj si dhe Fizioterapeutin Betim Thaqi, të cilët i falenderojm për kontributin e dhënë për klubin dhe ju dëshirojmë shëndet dhe sukses në karierën e tyre.

Fizioterapeut i ri u angazhua Adhurim Isufi.

Të gjithë lojtarëve së bashku me kryetrajnerin i dëshirojmë mirëseardhje, shëndet, punë të mbarë dhe suksese në garat e sezonës pranverore.

You Might Also Like