Futboll

Këto janë të gjitha përforcimet e Dritës

Klubi i Futbollit Drita nga Gjilani ka qenë një ndër ekipet më aktive në miniafatin kalimtar të futbollit në Kosovë, duke angazhuar një numër të madh të futbollistëve, me të cilët ekipi bardh e kaltër synon që t’i realizojë synimet e veta në kampionat, që mbetet largimi nga zona e rrezikshme si garën për fitimin e Kupës së Kosovës në futboll.

Kështu, FC Drita ka angazhuar këta futbollistë: Gëzim Gashi, Armend Kastrati, Betim Halimi dhe Qëndrim Sejdiu, që erdhën nga KF Hajvalia, pastaj Denis Haliti, që erdhi nga 2 Korriku i Prishtinës, Alban Shillova nga Liria e Prizrenit, Dren Gashin nga Gjilani, Përparim Livorekën nga Feronikli i Drenasit dhe Nderim Nexhpin nga KS Korabi në kampionatin shqiptar.

You Might Also Like