Futboll

KF “Bina SHPK”, fituese e turneut memorial në futboll “Nijazi Azemi- komandant Mjekrra”

Të gjitha aktivitetet sportive sin ë futboll, ping pong, dhe shah e që organizohën nga komuna e Vitisë përkatësisht DKRS-ja, kanë përfunduar mbrëmë. Kështu në kuadër të Manifestimi t “Flakadani I Karadakut” , ka përfunduar turneu Memorial në futboll të vogël “Flakadani i Karadakut-Nijazi Azemi”, i cili u organiziua nga DKRS-së në Viti. Ky turne është mbajtur në kuadër të Manifestimit mbarkombëtar kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut”.

Atmosferë jashtëzakonisht impozante e ka karakterizuar finalen e këtij turneu, në të cilen morren pjesë qindra shikues. Garat filluan nga 16 marsi me një pjesëmarrje prej 32 ekipeve deri në finalen e madhe të 25 marsit.Në finale e madhe të ketij turneu u takuan KF “Bina Sh.P.K dhe Banjës së Kllokotit. E fitues I kesaj finaleje dhe I turneut memorial është : KF ” Bina Sh.P.K “ që mundi KF “ Banjën e Kllokotit” me rezultat 5:3. A.Z.

You Might Also Like