Viti

KFOR-i amerikan përkrah kryetarin Sokol Haliti dhe e përgëzon për menaxhim të situatës

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim Ekipin ndërlidhës të KFOR-it amerikan (LMT). Kryetari Haliti i ka njoftuar për masat e ndërmarra nga ana e komunës kundër virusit Covid-19. “Jemi duke vazhduar dezinfektimet e objekteve komunale dhe rrugëve ,sidomos rrugët e fshatit Stubëll dhe Letnicë. Do të vazhdojmë edhe më tutje të harmonizojmë veprimet dhe të koordinohemi me të gjithë akterët relevantë për ta mposhtur këtë të keqe që ka goditur njerëzimin. Jemi të përkushtuar që të mbajmë në funksion të gjitha shërbimet vitale esenciale”, ka thënë kryetari Haliti. Ai ka falënderuar KFOR-in amerikan për interesimin dhe raportet e mira.

Eprorët nga Ekipi ndërlidhës i KFOR-it amerikan, thanë se gjithçka është si përpara sa i përket bashkëpunimit. Ata shprehën solidaritetin me qytetarët e Komunës së Vitisë në lidhje me situatën e krijuar pas paraqitjes së pandemisë.
“Ju pëgëzojmë për menaxhimin e mirë të situatës të cilën po e vërejmë në terren.
Ju e keni një zemër të madhe.

Kjo shihet nga aktiviteti i juaj në këtë menaxhim të situatës. Ne ishim në terren për të treguar prezencën tonë, në mënyrë që ata të shohin uniformat tona”, kanë thënë përfaqësuesit e KFOR-it amerikan nga Ekipi ndërlidhës (LMT), Toger Philip Milam dhe Rreshter Deane Werkus.Aziz Zuka

You Might Also Like