Sportet me dorë

KH Drita drejt kreut

Është dashur të luajnë në Gjilan, por Klubi i Hendbollit Drita i ka dalë në ndihmë Vushtrrisë, duke pranuar që ndeshjen t’a zhvillojnë në terren të tyre. Kjo nuk i ka penguar djemtë që udhëhiqen nga Erhan Shahini dhe Luan Sllamniku që të fitojnë me rezultat 37:32.

Gjilanasit treguan një lojë të fortë, me aksione të shpejta e me mbrojtje të celiktë dhe tashti falë rezultateve të arritura ia kanë dalë që të rikthehen aty ku ishin një javë më parë, në vendin e dytë. Drita deri më tashti ka shënuar pesë fitore dhe një humbje dhe ka grumbulluar 10 pikë, kurse në xhiron e radhës do të kenë një punë të vështirë ngase do të udhëtojnë në Pejë, ku do të ballafaqohen me ekipin e Besës, që tash e sa vite nuk di për humbje në Kosovë.

 

 

You Might Also Like