Sportet me dorë

KH Drita, dy ndeshje dy fitore

Dy ndeshje dy fitore, ky është bilanci i sivjetmë i Klubit të Hendbollit Drita nga Gjilani. Pasi kanë gjunjëzuar Trepçën nga Mitrovica në xhiron e kaluar me katër gola dallim, këtë të shtunë Drita është treguar edhe më bindëse, kësaj radhe ndaj Prishtinës, të cilën e mposhtën me rezultat 32:25.

Djelmoshat kaltër e bardhë, që prej nismës së ndeshjes kanë qenë më të mirë, duke u shkëputur në katër gola dallim, por që ka fundi i pjesës së parë lëshuan tempin e lojës dhe në pushim shkuan me dy gola dallim 14:12.

Pjesa e dytë e lojës ishte kaptinë në vete, ngase me mbrojtje të çeliktë, në krye me portierin dhe me kundërsulme të shpejta, djelmoshat që drejtoheshin nga Luan Sllamniku ia dolën që të rrisin epërsinë, e cila në fund doli të jetë 32:25.

Trajneri Luan Sllamniku është ndarë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij e Drita që ka tubuar numër maksimal të pikëve, pritet që të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe në ndeshjet në vijim.

You Might Also Like