Sportet me dorë

KH Drita synon Evropën, përgatitet në Durrës

Klubi i Hendbollit Drita, që për pak nuk ia doli që të kualifikohet në garat evropiane edhe sivjet e ka të njëjtin synim, daljen në Evropë. Këtë verë gjilanasit punët i  kanë marrë edhe më seriozisht, andaj derisa ekipet tjera janë ende në pushime, KH Drita ka marrë rrugë për në Durrës, ku kanë qëndruar pesë ditë dhe duke ushtruar nga dy herë në ditë, kanë mbushur akumullaorët për kampionatin që është në prag.

Të udhëhequr nga trajneri Erhan Shahini, ekipi bardh e kaltër është përgatitur si është më së miri.

“Jemi përgatitur maksimalisht, kemi punuar nga dy herë në ditë dhe besoj se kampionatin do t’a presim të gatshëm”, thotë portieri Arbër Sylejmani, që ka shtuar se atmosfera në klub ka qenë e shkëlqyeshme. Krejt ky organizim është bërë falë Luan Sllamnikut, i cili si gjithherë është pranë hendbollit dhe hendbollistëve.

Në përgatitje kanë qenë 11 lojtarë, kurse mësohet se KH Drita është në bisedime me disa lojtarë për t’u përforcuar.

You Might Also Like