Futboll

Kika fiton, Vllaznia e Bashkimi barazojnë

Ekipet e Anamoravës që po luftojnë për mbijetesë në Ligën e Parë të Kosovës kanë arritur rezultate të ndryshme. Vita të shtunën befasishëm është mposhtur në fushë të vet nga Onix, kurse të dielën kanë luajtur Kika, Vllaznia e Pozharanit dhe Bashkimi i Koretinit.

Kika ka shënuar fitore të madhe në fushë të vetë edhe atë me rezultat të thellë 3 me 0, duke e mposhtur ekipin e Arbërisë.

Vllaznia që ka patur një punë të vështirë me Vllaznimin e Gjakovës, ka luajtur baraz 0 me 0 në fushë të vet, kurse gola nuk ka patur as në ballfaqimin Bashkimi i Koretinit – 2 Korriku i Prishtinës, që kanë luajtur gjithashtu 0 :0.

Rezultatet komplete të kësaj xhiroje janë këto :

 

E shtune

Istogu – Drenasi 2-1
Vitia – Onix 0-1
Trepça – Ramiz Sadiku 2-1

E diel

Besa – Dukagjini  0-1
Vushtrria – Fushë Kosova 1-0
Kika – Arbëria 3-0
Bashkimi Koretin – 2 Korriku 0-0
Vllaznia – Vëllaznimi 0-0

 

You Might Also Like