Futboll

Kika për pak të bëjë befasinë e madhe, Bashkimi i Koretinit sërish humb në fushë të vet

Kikën e Hogoshtit pak minuta e kanë ndarë që të bëjë befasinë e madhe, ndoshta më të madhen në kampionat, ngase deri pak para përfundimit të ndeshjes ishin në epërsi me ekipin shumë të fortë të Besës së Pejës.

Hogashtasit që nuk kishin udhëtuar për t’u dorëzuar në Pejë, që në minutën e 17 kanë ardhur në epërsi me golin që e ka shënuar qendërsulmuesi Lirian Ferati. Futbollistët pejanë pak para mbylljes së ndeshjes ia dolën që të barazojnë rezultatin në 1:1.

Në ndeshjen tjetër, Bashkimi i Koretinit sërish ka humbur në fushë të vetë, kësaj radhe ndaj Vllaznimit të Gjakovës, ekip ky që gjithashtu imperative ka inkuadrimin në rang më të lartë të garave.

Me këtë humbje, Bashkimi i Koretinit edhe më tej mbetet në zonën e të rrezikuarve.

You Might Also Like