Libri

Kjo është mënyra se si duhet analizuar një vepër në prozë

 

Tashti, kur shkollat janë në pushim të detyrueshëm është koha që t’i kthehemi librit, që dikur ishte miku më besnik i njerëzve.

Të lexosh një libër, nuk do të thotë që vetëm t’a kuptosh përmbajtjen e tij, por të dish edhe t’a analizosh atë.

Një ndihmesë në këtë drejtim mbase do të mund të na jepte dr. Selim Sylejmani, i cili nga dëshira për t’i ndihmuar nxënësit e shkollave tona spjegon se  si duhet lexuar dhe kuptuar një vepër letrare dhe sic thekson ai është përpjekur në vijim të sjell dy modele të analizave të disa veprave kulmore të letërsisë  botërore, të cilat kanë hyrë në plan programin e shkollave tona të mesme.

Kësaj radhe do të shohim se si analizohet një vepër letrare në prozë dhe prof. dr. Selim Sylejmani po e ofron një shembull të analizës së një romani “Ana Karenina” të Lev Tolstojit.

E falënderojmë prof. dr. Selim Sylejmanin për kontributin në këtë drejtim. kryelajmi.com

 

  prof. dr. Selim Sylejmani

 

PLANI I ANALIZËS SË NJË VEPRE NË PROZË

Varianti 1

1. Historiku i krijimit të veprës letrare.

2. Zhanri i veprës letrare.

3. Tematika dhe ideja e veprës letrare. (Është me rëndësi të sqarohet se në një vepër mund të ketë disa tema, por vetëm një është kryesore, tema bazë).

4. Problematika e veprës letrare. Zakonisht në letërsi problemet që trajtohen nga autori janë universale dhe të përjetshme, karakterstike për shumë vepra.

Për shembull:

a) problemi i kërkimit të heroit pozitiv.

b) problemi i kuptimti të jetës/lumturisë.

c) problemi i ndjenjës dhe detyrimit, problemi i dashurisë.

ç) problemi i etërve e bijve.

d) problemi i të mirës dhe të keqes.

e) çka është bukuria e vërtetë?

f) problemi i ekologjisë.

g) problemi i kujtesës historike

5. Sistemi i personazheve. Këtu duhet kuptuar në mënyrë të hollësishme, përse është i nevojshëm një personazh i caktuar, të kuptojmë funksionin dhe rolin e tij.

6. Konflikti (çfarë, sa konflikte, si janë paraqitur ato në vepër).

7. Veçoritë artistike të veprës.

a. Kompozicioni (forma, struktura e veprës): ekspozicioni, rrëfimi, kulminacioni, zgjidhja.

b. Teknikat artistike. (Portreti; Peizazhi; Enterieri; Psikologjizmi: përshkrimi i veprimeve të heronjve, përvojave të tyre: rrëfimi, monologu, dialogu, fjala e autorit, komentet, mendimet e personazheve të tjerë; Roli i detajeve artistike për karakterizimin e heroit; Teknika e antitezës; Humori, satira, ironia, groteska, fantazia.

8. Polemika rreth veprës ose këndvështrimet e kritikëve dhe bashkëkohësve.

Për ta filluar (edhe përfunduar) punimin mund të shfrytëzohet një citat i fuqishëm dhe tërheqëse, i cili do të tërheqë vëmendjen e lexuesit.

Kuptohet që në analizë mund të mos jenë të përfshira të gjitha aspektet e prezantuara më sipër, por vetëm ato të cilat në mënyrë më të plotë dhe më të saktë e zbulojnë specifikën e veprës letrare.

PLANI I ANALIZËS SË NJË VEPRE NË PROZË

Varianti 2

1. Tema e veprës letrare (për çka bën fjalë?), problemet që trajton (për çka? përse?)

2. Zhanri i veprës letrare (tregim, novelë, roman).

3. Përmbajtja /subjekti dhe kompozicioni i përmbajtjes (organizimi i shtrirjes së rrëfimit).

4. Sistemi i personazheve.

5. Detajet artistike.

6. Kronotipi (organizimi i kohës dhe hapësirës).

7. Tropet dhe figurat.

8. Instrumentimi verbal i tekstit, ritmi, intonacioni.

9. Orientimi ideologjik i veprës, patosi i saj.

Tre komponentët e parë janë, zakonisht, dominues, që i përfshijnë në vete të gjithë të tjerët. Të gjitha komponetet e analizës puqen në një pikë, ekzistojnë si njësi në mënyrë që përfundimisht të arrijnë në idenë e autorit të veprës letrare. Ideja e autorit edhe është qëllimi i analizës. Nuk mund të ketë një plan universal të analizës së veprës letrare. Çdo vepër është origjinale, andaj kërkon qasje individuale, por kushtimisht mund të ndahen fazat e analizës së një vepre:

1. Roli i fundit dhe fillimit të veprës letrare. Rëndësia e fjalisë së parë (Për çka inkurajon? Çarë atmosfere emocionale krijon? Me anë të cilave detaje krijohet atmosfera emocionale e veprës? Si të përgatit fillimi i veprës për perceptimin e veprës në tërësi?).

2. Identifikimi i episodeve dhe ngjarjeve, të cilat e përbëjnë subjektin, analiza e tyre. Të kuptuarit e rëndësisë së çdo episodi dhe ngjarjeje.

3. Identifikimi i logjikës së radhitjes së episodeve (Si del në pah mendimi i autorit përmes këtij gradacioni?).

4. Sistemi figurativ.

Heroi: paraqitja e parë e heroit letrar; çka presim prej tij, raporti i autorit; detajet portretizuese; karakterstika gjuhësore (çka dhe si flet); manifestimet e heroit në veprime, motivet e veprimeve; raportet me personazhet tjera; bota e brendshme e heroit (ndjenjat, mendimet, fantazitë); orientimet jetësore, vlera e heroit.

Peizazhi (jo vetëm ai i natyrës, por edhe i qytetit): paleta e dritës së ngjyrave, e cila krijon një atmosferë të caktuar të botës, ku do të ndodhë diçka; jehona e botës së përshkruar; lëvizjet e botës së paraqitur; lidhja me personazhet; roli i peizazhit në narracion (si dalin në shesh idetë e autorit dhe vetë autori në peizazh).

Enterieri (përshrkimi i gjendjes): përmes detajeve artistike deri te arritja e karakterit të heronjve; atmosfera e jetës së njeriut në këtë botë (është i lumtur heroi apo jo).

Raportet objektive-subjektive (nëse ka narrator): karakteri i vizionit të botës nga narratori (Përse kjo i është dashur autorit? Sa përshtatet narratori me autorin? Çfarë është distanca midis tyre?).

Shembulli

“ANA KARENINA” – ANALIZË E ROMANIT TË LEV TOLSTOIT

Çdo i rritur sdhe çdo nxënës duhet ta bëjë një analizë të romanti “Ana Karenina”, në mënyrë që ta kuptojë thellësinë e veprës, idenë bazë, të zbulojë për vete problemet aktuale, por edhe të kuptojë vepriemt e personazheve /heronjve/ kryesore. Kjo ngase romanet e L.N. Tolstoit janë me të vërtetë legjendarë dhe të rëndësishëm për shoqërinë bashkëkohore, pasi që zbulojnë kufinjë të rinj të njohjes së letërsisë dhe historisë. Në këtë shkrim do të përpiqemi ta analizojmë këtë vepër, ta kuptojmë cilin e ka dashuruar heroina, nëse ka qenë e lumtur ajo apo jo, si dhe një sërë aspektesh me rëndësi nga historia e krijimit.

Titulli: “Ana Karenina” është roman mbi dashurinë tragjike

Zhanri letrar dhe drejtimi

Shkurtimisht për esencën e veprës së Tolstoit

Heronjtë kryesorë dhe karakterstika e tyre

Temat kryesore të romanit

Problemet kryesore

Domethënia e rom,anit “Ana Karenina”

Kritika në botën letrare

“Ana Krenina” është roman për dashurinë tragjike

Romani Ana Karenina” është vepër e jashtëzakonshme e Lev (Nikollajeviç) Tolstoit, i cili rrëfen për tragjendinë e dashurisë së një gruaje të martuar – Ana dhe të dashurit të saj – konti Vornski në sfondin e jetës së familjes së Levinit me Kiti Shçerbacka. Romani është interesant me faktin që në sfond të problemeve të zakonshme jetësore heronjtë hedhin mendime për kuptimin e jetës. Nëse “Luftën dhe paqën” Tolstoi e ka quajtur “libri për të kaluarën”, në të cilën e ka përshkruar botën e bukur dhe sublime “holistike”, veprën “Ana Karenina” ai e quan “roman nga jeta bashkëkohore”.

Ai në “Ana Karenina” e ka paraqitur “botën e fragmentuar” të privuar nga uniteti moral, në të cilën mbretëron kaosi i të mirës dhe të keqes. Veprën filloi ta shkruante në vitin 1873 dhe e botoi me kapituj në revistën “Ruskij Vestnik”. Kapitulli i fundit u publikua në vitin 1878. Në këtë kohë ai i kishte mishëruar plotësisht në jetë idetë e tij, duke shkruar një histori tragjike të dashurisë për jetën e një personazhi fisnik, e cila e vret shpirtin e vet dhe jetën e ardhshme. Në momentin e pulbikimit autori provoi t’ia përcillte lexuesëve që nuk duhet të shprehin dhembshuri ndaj heroinës, por të mendojnë për pafajsinë e saj në situatën konkrete.

Vlen të theksohet se, për dallim nga vepra tjetër grandioze e Tolstoit “Lufta dhe paqja”, këtu lexuesi nuk do të gjejë histori me prapavi politike dhe të motivuar politikisht. Këtu janë prezantuar marrëdhëniet e ndërsjella të njerëzve të klasave dhe brezave të ndryshëm, rrëfehet për tradhtinë bashkëshortore, besnikërinë, lindjen e ndjenjave dhe ofrohen reflektime për momente të tjera sociale. Shkrimtari e krijoi romanin gjatë katër vjetësh, ndonëse këtë ide e kishte mbajtur në vete shumë kohë më përpara. Koha e ngjarjes në të është në sinkroni me kohën e krijimit. Në

veprën e tij autori nuk kufizohet në temën familjare, por ndërthur në të marrëdhëniet njerëzore të heronjve me epokën dhe fenomenet shoqërore të cilat zhvillohen një moment të veçantë. Kështu, vepra nga një dramë familjare shndërrohet në roman shoqëror dhe psikologjik me kontekst filozofik. Është interesant që pikërisht në këtë kohë Tolstoi filloi të shkojë më shepsh në takime letrare (kruzhok) dhe të reflektojë për marrëdhëniet shoqërore, natyrën dhe fenomenet e saj, fenë dhe tema të tjera. Posaçërisht u frymëzua nga romani “Jevgenij Onjegin” i Pushkinit, ku një grua e martuar bie në dashuri me një tjetër dhe e humb veten. Disa kritikë supozojnë që ky roman është në njëfarë mënyre vazhdim i rëfimit të Pushkinit për Tatiana Larina, kurse heroina është prototip i saj.

Zhanri letrar dhe drejtimi

Sa i përket zhanrit letrar dhe drejtimit të romanit, studiuesit e letërsisë dhe kritika letrare nuk janë unanimë lidhur me origjinalitetin e kësaj vepre, duke eksploruar karaktetistikën e citateve të tij. Disa e quajnë roman filozofik, të dytët – familjar, kurse të tretët – klasik social. Kjo rrjedh nga shtirja e gjerë e kryeveprës.

Roman filozofik e quajnë për shkak të persiatjeve të shumta të heronjve për jetën, kuptimin e jetës, dashurinë, fenë dhe të vërtetën. Është interesant që këtu shprehet urtësia e librave por edhe ajo popullore.

Roman familjar e quajnë për shkak të prezencës në të të ngjarjeve të disa familjeve, marrëdhënjeve të tyre dhe konflikteve të ndërsjella. Ato paraqiten në plan të parë, pasi që përshkrimi i fatetve të heronjve është i pandashëm nga zbulimi i identitetit të tyre, marrëdhënieve në familje.

Shoqëror dhe kalsik e quajnë për shkak të gërshetimit të historive të familjeve dhe reflektimeve filozofike në proceset komplekse shoqërore, lëvizjeve të ashpra të kohës, krijimit të një rendi të ri dhe mënyre të re shoqërore. Krahas kësaj, në shumë skena janë përfshirë përfaqësues të fshatarësisë tok me ata të shoqërisë së lartë.

Shkurtimisht për esencën e veprës së Tolstoit

Përmbajtja e shkurtër e romanit na mundëson të freskojmë kujtesën për momentet kryesore të veprës. Romani fillon në shtëpinë e familjes Oblonski, ku i zoti i shtëpisë e takon motrën e vet – Ana Kareninën. Ajo ishte ftuar që të ndihmonte në ruajtjen e familjes së vëllaut dhe ta shpëtojë atë nga mendimet e prapa në raport me femrat tjera. Në atë moment shafqet konti Vronski, për t’u angazhuar në një fejesë me Kiti Shçerbatska-n, motrën më të vogël të zonjës së familjes. Vajza ëndërron të bëhet bashkëshorte e Vronskit, por atë duan ta martojnë me Levinin, i cili e dashuronte prej shumë vjetësh. Konti Vronski komunikon ëmbëlsisht me bashkëshorten e ardhshme dhe largohet. Heorina kryesore, duke qenë grua e martuar, bie në dashuri me një të ri që në shikim të parë. Ai i përgjigjet asaj me simpati. Më pas, ajo bashkë me të vëllain, nusen e tij dhe Kiti shkojnë në ballo, ku sërish takohet me Vronskin. Kiti vallëzon me Vronskin, por ai gjatë gjithë kohës i kushton vëmendje Anës. Duke qenë e ndërgjegjshme se nuk mund të rivalizonte me konkurenten, Kiti tërhiqet. Me t’u kthyer në shtëpi, në kryeqytetin kulturor, heorina kryesore

e romanit e ka të qartë se nuk e dashuron bashkëshortin, por dëshiron të qëndrojë me të për shkak të fëmijës. Ndjenjat e saj për Vronskin nuk po zbeheshin, andaj ajo fillon të takohet me të fshehurazi. Së shpejti bashkëshorti i tradhtuar e kupton të vërtetën, por heziton të shkurorëzohet nga gruaja. Në ndërkohë ajo ikën me të dashurin në një qytezë italiane, ku lind vajzën e të dashurit. Së shpejti fillon të kuptojë që i dashuri ka filluar të ftohet karshi saj dhe po e tardhtonte. Karenina nuk mund ta durojë dhe hidhet nën rrotat e trenit, duke lënë pas burrin, djalin dhe vajzën.

Heronjtë kryesorë dhe karakteristika e tyre

Personazhi qendror në roman ëhstë vetë Ana Karenina. Personazhi i Anës është ndërtuar në mënyrë harmonike dhe të plotë, si edhe biografia e saj. Nëse duhet të ndërtohet portreti i saj psikologjik me dy fjalë, atëherë heroina është përfaqësuese tipike e fisnikërisë së kohës. Ajo është e bukur, e arsimuar, ka një potencial të madh të parealizuar krijues. Mosha e Anna është 28 vjeç. Si grua e Kareninit, i përket klasës së lartë dhe shkon në ndeja. Heroina është nënë dhe grua e një burri të pandjeshëm. Ajo e urren këtë jetë, andaj me entuziazëm lexon romane, duke e lakmuar jetën e heronjve të librave.

Aleksej Karenin është njeri i karfosur, zyrtar shtetëror dhe përfaqësues i shtresës së lartë. Mosha e Kareninit është 50 vjeç. Ai është i ftohtë ndaj gruas dhe djalit, gjithë kohën e lirë ia kushton punës. Është evidente varësia nga opinioni publik.

Vronksi është përfaqësues i fisnikqërisë, kont, ithtar i traditave angleze. Njëri prej personazheve kryesore. Perosnazhi i Vronskit nga pamja përshtatet me pozitën. I bukur nga fizionomia, i ri, i ngrohtë dhe i zjarrtë. Kur përballet me vështirësitë e para, shndërrohet gjithashtu në njeri të karfosur, si edhe bashkëshorti i Anës.

Doli, kunata e Kareninës, është fisnike nga prejardhja dhe fshatarkë në shpirt sipas përshkrimit, e cila i nderon fort traditat e familjes, të cilat trashëgohen nga një brez te tjetri, nënë e gjashtë fëmijëve dhe grua fatkeqe, e cila duhet t’i durojë të gjitha vuajtjet e jetës familjare – tradhtitë e vazhdueshme të burrit dhe sëmurjet e fëmijëve. Është e trembur për Anën për shkak të aventurave të saj të dashurisë.

Levini është i ri i arsyeshëm, i cili e dashuron Kitin me gjithë zemër dhe dëshiron vetëm të krijojë familje me të. Përpiqet ta gjejë veten, të kuptojë kuptimin e jetës, duke gjetur vendin e tij në të.

Stiva Oblonski – vëllai i Anës, është njeri që dashurohet shpejt dhe i paqëndrueshëm, i cili gjithëçka kishte arritur në jetë vetëm duke falënderuar lidhjeve të së motrës. Është gaztor shpirtmirë në shoqëri dhe person absolutisht jofamiljar. Nuk përton të bëjë çka i ka qejfi.

Kiti është motra e re, e cenueshme, e kunatës së heroinës kryesore të romanit, e cila është në kërkim të dashurisë, në përpjekje për ta harruar Vronskin për ta arritur lumtunrinë.

Temat kryesore të romanit

Romani i L.N. Tolstoit “Ana Karenina” për nga thellësia nuk qëndron prapa veprës së tij grandioze “Lufta dhe paqja”. Këtu trajtohen një mori temash të përmbajtjes, më kryesore prej të cilave janë:

– Dashuria – temë aktuale, e cila del jashtë suazave të marrëdhënieve. Për shembull, heroina kryesore copëtohet ndërmjet dashurisë për djalin dhe pasionit për kontin e ri.

– Familja – temë e cila përvijohet në të gjitha faqet e romanit, pasi që autori është familjar dhe e konsideron qëllim kryesor të njeriut ruajtjen e familjes. Prandaj në roman lexuesi mund të vërejë fatin e një familje të lëkundur, pothuajse të shpërbërë dhe ideale.

– Varësia e njeriut nga opinioni publik është tema qendrore në roman, e cila haset përgjatë gjithë veprës. Ana është e varur nga opinioni publik dhe e ngarkuar me martesë, prandaj nuk ka mundur të shprehë hapur ndjenjat ndaj dashnorit; burri i Anës ka frikë të humb pozitën dhe respektin në shoqëri dhe nuk dëshiron të shkurorëzohet, duke e kthyer skenën e xhelozisë në shfaqje; Doli gjithashtu frikohet nga konflikti i hapur me Stivën dhe dëshiron ta shpëtojë familjen nga turpi; Kiti duhet të martohet, për të mos mbetur lëneshë dhe të mos bëhet objekt talljeje për shoqërinë.

– Hakmarrja është edhe një temë tjetër me rëndësi, e cila përvijohet në veprimet e heroinës kryesore. Ana dëshiron të hakmirret ndaj dashnorit për mungesën e vëmendjes ndaj saj dhe që nuk e kuptonte. Pikërisht kjo dëshirë edhe e shtyn gruan nën rrotat e trenit. Mirëpo, kush është fajtor për vdekjen e Anës? Është pyetje filozofike, për të cilën çdonjëri ka një përgjigje për vete.

Problemet kryesore

Problemet kryesore të romanit janë:

– Tradhtia, e cila në roman perceoptohet si krim ndaj çdo gjëje të shenjtë te njeriu, prandaj edhe të familjes.

– Indiferenca – shumë personazhe janë indiferentë ndaj problemeve përreth, pasi që i përmbahen etikës dhe i frenojnë emocionet. Kështu, për shkak të indiferencës heroina kryesore vendos të tradhtojë, kurse për shkak të keqkuptimti të dashnorit – të vetëvritet.

– Varësia nga opinioni publik është shtruar si problem edhe më herët në letërsi. Tolstoi vetëm e zhvillon atë dhe krijon situata më dramatike, kur për shkak të kësaj varësie vdesin njerëz.

– Zilia dhe gënjeshtra janë probleme që përvijohen gjatë gjithë romanit, pasi që çdo hero e gënjen dhe e lakmon tjetrin. Kështu, Ana e gënjen burrin dhe e lakmon lumturinë e heronjve të librave; Kiti e lakmon Anën dhe i fshehë emocionet e vërteta negative ndaj saj; Stiva e gënjen vazhdimisht gruan për avenrurat e tij dhe ia ka zili burrit të Anës, pasi që ka pozitë më prestigjioze, se ai.

– Vetmia – secili hero i veprës është i vetmuar në mënyrën e vet. Disa nga keqkuptimi dhe vetmia çmenden dhe bëhen indiferentë ndaj të tjerëve. Karenina, duke qenë grua e vetmuar dhe fatkeqe, edhe hidhet nën tren, vetëm për të shpëtuar nga ankthi emocional dhe vuajtjet.

– Lumturia dhe dashuria për jetën – janë cilësi të cilat u mungojnë shumë prej heronjve të veprës. Për shembull, Ana gjatë gjithë romanit nuk dëshiron të jetojë. Ajo është fetkeqe dhe këtë nuk e fshehë.

– Kuptimi i jetës – këtë përpiqen ta kuptojnë të gjithë heronjtë, secili në mënyrën e tij. Veçanërisht qartë këto mendime vërehen te Levini. Ai përpiqet ta gjejë veten dhe diskuton për këtë temë filozofike.

– Egoizmi – heronjtë janë indiferentë për fatin e të tjerëve dhe janë egoistë absolut. Ana ik te i dashuri dhe e lë të birin, kurse pastaj ik edhe nga jeta duke lënë dy fëmijët në mëshirën e fatit. Stiva nxiton nga një grua te tjetra, duke harruar fëmijët dhe gruan. Karenini vepron në mënyrë egoiste, duke bërë gjithçka për mirëqenien e vet, por duke harruar gruan.

– Pozita e gruas në shoqëri – në shoqërinë e paraqitur nga autori përfaqësuesja e gjinisë së dobët kuptohet si krijesë e cila nuk ka të drejta. Ajo qëndron më poshtë burrit dhe nuk ka të drejta madje as të divorcohet pa dëshirën e burrit.

– Hipokrizia – përfaqësuesit e shoqërisë së lartë, ngjashëm me përfaqësuesit e modernitetit, nuk e fshehin hipokrizinë e tyre në raport me njëri-tjetrin. Për shembull: kunata e Anës i buzëqesh me hipokrizi, por i shmang takimet me të, kur ajo fillon ta tradhtojë burrin.

Kuptimi i romanti “Ana Karenina”

Personazhi kryesor është viktimë e vetë krimit të saj kundër vlerave të familjes. Ajo e shkatërron familjen dhe tani është e detyruar të korrë frytet e asaj që e kishte bërë. Ajo është e detyruar të çmendet nga pikëllimi, xhelozia dhe mendimi që nuk mund të jenë me atë që dashuron.

Ideja, të cilën autori e imponon në vepër, shihet që në faqen e parë – pasioni i verbër nuk duhet të ndiqet, pasi ndjekja e tij nuk do të sjellë asgjë të mirë.

Këkrimi i së vërtetës dhe domethënies së jetës – ky është ideali i autorit. Një ideal të tillë e përfaqëson Levini, i cili e shmang pasionin e verbër ndaj Kiti dhe e kupton rrugën e drejtë.

Kiritika në botën letrare

“Ana Karenina” e rrëmmben lexuesin që nga faqet e para. Kritikët menjëherë filluan të vlerësonin me entuziazëm krijimin e Lev Tolstoit, mjeshtrinë e shkëqlyeshme të tij. Megjithatë, jo të gjithë përfaqësuesit e botës letrare e mirëpritën veprën e re të autorit. Kishte edhe të atillë që nuk e vlerësuan mesazhin e autorit dhe krijimin e tij, duke e quajtur atë vepër e shoqërisë së lartë. Madje kishte edhe kritikë që e akuzonin për mospërputhje me zhanrin e romanit etj. Mirëpo, që nga publikimi i saj, vepra zgjoi kureshtjen e lexuesit dhe shumë shpejt u përqafua nga artdashësve në barë botën. Sot madje mund tq quhet roman aktual, pasi që problemet dhe temat, të cilët janë prekur në të, janë të gjallë edhe sot dhe do të jetojnë përgjithmonë.

Selim S.

You Might Also Like