Futboll

Kjo është pozita e ekipeve gjilanase para ndeshjes së nesërme

E diela në Superligën e Kosovës në futboll është e rezervuar për  dy ekipet nga Gjilani, Drita dhe Gjilani, të cilat do të zhvillojnë ndeshjet e tyre njëra si mysafire e tjetra si vendase.

Gjilani, që në mesjavë është mposhtur nga Prishtina, këtë fundjavë do të udhëtojë në Ferizaj, ku do të përballet me ekipin nga ky qytet. Gjilani që ka patur një formë të luhatshme, fillimisht të mirë e më pas dy humbjeve radhazi, pret që t’u kthehet rezultateve pozitive. Ekipi kuq e bardh renditet në pozitën e shtatë me shtatë pikë të tubuara, pas dy fitoreve, një barazimi dhe dy humbjeve. Gjilani ka shënuar 5 herë dhe ka pësuar 6 herë.

Ndeshja më interesante e kësaj xhiroje do të zhvillohet në Gjilan, ku do të përballen Drita dhe Prishtina, që deri më tash nuk ka asnjë humbje. Drita, që në kampionatin e kaluar ishte kampion, sivjet ka një paraqitje krejt ndryshe dhe radhitët në pozitën e parafundit. Ka qenë Drita, që në dy ndeshjet e fundit e ka lënë Prishtinën pa asnjë trofe. Në xhiron e fundit të stinorit të kaluar ia doli që të nxjerrë një pikë ndaj Prishtinës dhe I mori titullin e kampionit, kurse ekipi bardh e kaltër triumfoi edhe në ndeshjen e Superkupës.

Drita për momentin është në pozitën e 11 me tri pikë të fituara, pas një fitoreje dhe 4 humbjeve me golaverazh 9 me 12.

You Might Also Like