Futboll

Kjo është tabela e IPKO Superligës në prag të Superderbit Gjilani – Drita

 

Superderbi i shumëpritur ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, dy ekipet gjilanase i gjen në pozita të ndryshme në tabelë. Që të dy ekipet gjilanase të dielën e kaluar ia dolën që të shënojnë fitore, duke dëshmuar se forma e tyre është në ngritje. Gjilani që ishte mysafir i Ferizajt ka ngadhënjyer me rezultat 2:0. Fitore të çmuar ka shënuar edhe Drita që në fushë të vet e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 1:0, duke ia shkaktuar ekipit kryeqytetas humbjen e parë.

Për momentin, Gjilani është në pozitën e pestë me 10 pikë të tubuara, derisa Drita radhitet në pozitën e 10 me 6 pikë të tubuara.

 

Një gjë dihet, ekipi i Sadat Pajazitit dhe ai i Shpëtim Duros do të japin cdo gjë nga vetja për të vazhduar me suksese, ndërkohë që “Skifterët” dhe “Intelektualët” pritet që si asnjëherë më parë t’i mbushin tribunat.

You Might Also Like