Sportet luftarake

KK Katana me shtatë medalje, katër prej tyre të arta

Karateistet e Klubit te Karatese Katana nga Gjilani kane shkelqyer ne Kampionatin Shteteror te Kosoves per Kategori Kadet, Junior, U21 dhe Senior qe u mbajt ne Hotel EMERALD ne Prishtine nen Patronatin e Federates se Karatese se Kosoves. Karateistet e KK Katana kane treguar dicipline perkushtim dhe sportivitet te larte dhe fale angazhimit dhe punes se Palodhshme te Trenerave dhe Kryesise se Klubit këta karateistë kanë arritur rezulktate të shkëlqyeshme, ku prej 6 pjesëmarrësve katër prej tyre u shpallën kampionë në kumite, dy prej tyre u stolisën me medalje të bronztë dhe njëri me medalje të bronztë në kata.

Vendi i parë: Omer Sahiti, Endrit Beka, Edisa Beka, Betim Maliqi, vendi i tretë: Zija Zeneli, Gresa Nuhiu dhe vendi i tretë në kata Omer Sahiti.

You Might Also Like