Futboll

Klubi i Gjilanit i uron sukses futbollistit Oltion Bilalli

Ish-futbollisti i Gjilanit, Oltion Billali nga sot bëhet pjesë e skuadrës turke Balikesirspor.

Bilalli ishte pjesë e ekipit të juniorëve të skuadrës së Gjilanit gjatë pjesës vjeshtore në kampionat, të gjeneratës U-19 në këtë edicion, nga ku kishte treguar ndeshje mjaftë të mira dhe formë të lartë.

Puna e trajnerit të gjeneratës U-19, Refik Rexhepaj dhe ftesa për stërvitje nga ekipi i parë i Gjilanit nga kryetrajneri Gentian Mezani, rezultuan të sukësesëshme pasiçë futbollisti i ri, do ta vazhdoj karrierën e tijë në Balikesirspor.

Klubi i Gjilanit uron sukses futbollistit Oltion Bilalli në klubin e ri, duke i uruar paraqitje sa më të mira në aventurën e tijë të re në Balikesirspor.

You Might Also Like