ARSIMI

Klubi i Anglishtës i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” zhvilloi aktivitetin “Family Feud”

 

Klubi i Anglishtës i Gjimnazit “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, të premten kaluan edhe një pjesë të ditës së bashku. Kësaj here ishte pak më ndryshe pasi që aktivitetin e organizuan 3 nga anëtarët e klubit tonë, Eda, Liraku dhe Tuba. Gjithmonë duke respektuar masat e dhëna, zhvilluam aktivitetin “Family Feud” në sallën e edukatës fizike, për shkak të hapësirës më të përshtatshme, ku secili anëtarë provoi shkathtësitë e veta për të menduar e shtypur butonin më shpejtë se kundërshtari, si dhe pa asnjë dyshim që ngjalli pjesën garuese të secilit anëtarë. Si finale për 2 ekipet e fundit, u organizua aktiviteti “5 seconds rule”, lojë kjo me natyrë të ngjashme dhe shumë zbavitëse.

You Might Also Like