ARSIMI

Kolegji AAB i dhuron 10 kompjuterë Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”

 

Falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm që ka Gjimnazit Natyror me institucionet e arsimit universitar, kjo vatër e dijes çdo ditë e më tepër po pasurohet me mjete të konkretizimit në procesin edukativo-arsimor. Një bashkëpunim të tillë të mirëfilltë, Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” e ka edhe me Kolegjin AAB, i cili çdo herë ka shpreh gatishmërinë për të përkrahur këtë shkollë, e cila prore ka treguar rezultate të shkëlqyeshme.

Bekim Mustafa, drejtor i Gjimnazit, ka pranuar një donacion prej 10 kompjuterëve, me çka siç është shprehur ai edhe më tepër do të kompletohen kabinetet e informatikës.

Mustafa ka theksuar se shkollës i janë dhuruar 10 kompjuterë, shtëpiza, monitorë, tastatura dhe mausa, që do të shërbejnë për pasurimin e kabinetit të informatikës.

Ai tha se kompjuterët do të jenë të shfrytëzueshëm nga të gjithë nxënësit e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.

Në ceremoninë e pranimit të këtij donacioni ishte edhe zyrtarja për arsimin e mesëm  në Gjilan, Majlinda Marku – Hoxha.

You Might Also Like