Gjilan

Komiteti falënderon “Elkos’in” për mbështetjen me një sasi ndihmash për Spitalin e Gjilanit

Gjilan, 30 korrik 2020 – Komiteti komunal i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka pranuar një sasi ndihmash nga kompania “Elkos”.

Këto ndihma me ujë, lëngje e artikuj të tjerë për nevojat e pacientëve, i janë dedikuar Spitalit të Përgjithëm të Gjilanit.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka falënderuar këtë kompani për donacionin, duke thënë se kjo është një mbështetje e madhe në

kohë pandemie për ta përballuar situatën jo të lehtë.

Gjilani ka pranuar donacione të ndryshme edhe nga shumë kompani e njerëz të vullnetit të mirë, të cilët i ka nderuar me mirënjohje të vecanta.

You Might Also Like