Gjilan

Kompletohet VV e Gjilanit

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan, të dielen ka mbajtur mbledhjen e XVII-të të Këshillit të Qendrës, ku përpos diskutimeve lidhur me situatën politike në vend dhe në komunë, janë bërë edhe zgjedhjet për plotësimin e kryesisë së Qendrës si dhe delegatëve në Këshillin e Përgjithshëm.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Besnik Bislimi, i cili mori pjesë në këtë mbledhje, foli për situatën aktuale politike në vend, duke bërë të ditur pozicionin e Lëvizjes karshi zhvillimeve aktuale në vend, e që kryesisht ndërlidhen me cështjen e dialogut dhe kufinjtë e Republikës, që po vihen në rrezik pikërisht nga disa politikanë të vendit tonë.

Ndërkaq, kryetari i Lëvizjes në Gjilan Nevzad Isufi, foli lidhur me zhvillimet e fundit në komunë dhe situatën politike aty, duke u ndërlidhur edhe me punën e anëtarëve të Kuvendit Komunal, ku ndër tjerash përmendi edhe disa fakte që tregojnë se sa e forte është Lëvizja në Kuvend. Sipas disa statistikave të nxjerra nga Kuvendi Komunal, rezulton se Lëvizja Vetëvendosje! gjatë vitit që shkoi, ka parashtruar 270 pyetje gjatë seancave, ndërkaq numri i partive tjera opozitare nuk shkonë më larg se 80 pyetje gjatë vitit.

Këshilli i Përgjithshëm vazhdoi punimet me zgjedhjet e anëtarëve për plotësimin e kryesisë si dhe delegatët në Këshillin e Përgjithshëm, ku gjatë procesit gjithcka ka shkuar mirë dhe nuk është shënuar as edhe ndonjë parregullsi më e vogël.

Pas shpalljes së rezultateve nga komisioni zgjedhor ad-hoc i Qendrës, përbërja e anëtarëve të rinjë që plotësuan përbërjen e kryesisë së qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan është kjo:

Arbëreshë Kryeziu Hyseni

Ali Xhelili

Agim Hotnjani

Shpend Nuhiu.

 

You Might Also Like