Gjilan

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me UNICEF, mbajnë konferencën online për enciklopedinë virtuale

Gjilan, 26 maj 2020 – Është lansuar punëtoria WIKI/Ponder përmes një ceremonie online, ku në konferencën e përbashkët online i kanë dhënë mbështetje kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, Murat Sahini, shef i zyrës së UNICEF në Kosovë dhe Abetare Gojani, drejtoreshë e programit të IPKO Foundation, si implementues me agazhimin edhe të Qendrës së Inovacionit në Gjilan.

Punëtoria Ëiki/PONDER është punëtoria e parë që do të mbahet online në Gjilan, ku do të marrin pjesë rreth 40 të rinjë të moshës 14-24 vjet kryesisht nga komuna e Gjilanit.

Kryetari Haziri në fjalën e tij ka falënderuar UNICEF, zyrën në Kosovë, për mbështetjen dhe programet që kanë për fëmijët me nevoja të veçanta, mbështetjen dhe solidaritetin e treguar në këtë periudhë të përballjes me pandeminë globale Covid19 dhe njëkohësisht edhe për këtë program dhe kreativ.

“Qendra e inovacionit në Gjilan dhe pjesëmarrja e të rinjëve në mendimin kritik është një aktivitet tjetër i Gjilanit që është në kuadër të aktivizimit të rinisë në përkthimin dhe pasurimin e faqeve dhe enciklopedive online. Personalisht do të kujdesem për rezultatet e aktiviteteve dhe Komuna e Gjilanit do të jetë mbështetëse e këtij program me kapacitetet që ka”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.

Ndërsa në fjalën e tij Murat Sahini ka falënderuar Gjilanin për angazhimin me të rinjtë dhe angazhimin në kritike, përkthim dhe pasurimin e Wikipedia për Gjilanin. Ai poashtu ka theksuar se është mahnitëse mbështetja në këtë drejtim, aktivizimi I të rinjve dhe ka potencuar se ditët në vijim do të jenë informim i zgjeruar pastaj hapi tjetër I përkthimeve dhe më pas inkorporimi i tyre në enciklopedinë online.

E nga ana e saj Abetare Gojani nga Ipko Foundation, ka përgëzuar angazhimin e të rinjëve në këtë projekt derisa ka krahasuar se derisa në vitin 2012 kishte vetëm 5 apo 6 artikuj për Kosovën në Wikipedia, kemi arritur që së bashku me grupet tjera të të rinjëve ti postojmë mbi 200 artikuj në bazë të rregullave për sigurinë, saktësinë dhe burimet eartikujve.

Përndryshe, në bazë të prezantimit që ka bërë Vlora Shabiu është konfirmuar se punëtoria do të jetë e përqendruar në leximin kritik të mediave për të përmirësuar aftësitë e të menduarit kritik, shkrimin dhe leximin kritik. Po ashtu, të kuptuarit dhe sfidimin e informacionit subjektiv dhe dallimin e lajmeve të rrejshme, duke u përfshirë pastaj direkt në procesin e krijimit të artikujve në Wikipedia.

You Might Also Like