Gjilan

Komuna e Gjilanit nis ndërtimin e projekteve në Livoç të Ulët, kosto e investimeve 1 milion euro

Gjilan, 6 korrik 2019 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qëndruar në fshatin Livoç i Ulët për të përcjellë punimet që janë duke u bërë dhe njëkohësisht për të konfirmuar fillimin e punimeve që në këtë fazë kapin vlerën rreth një million euro.
Kryetari Haziri ka falënderuar këshillin e fshatit për angazhimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin në prioritetet e fshatit në rrafshin e investimeve.
“Jemi në fshatin Livoc i Ulët për dy arsye të investimeve në infrastrukturën publike.
Po përcjellim punimet që janë duke u bërë në rrugën që e lidh Livoçin e Ulët me zonën ekonomike, përkatësisht Cernicën. Me këtë rrugë krijohet lehtësira të mëdha për punë dhe zhvillim të sektorit privat, si Mobileria, Ask Food, KonSoni dhe disa aktivitete të tjera të ekonomisë lokale dhe gjithashtu edhe fshati Cërrnicë”, tha Haziri.
“Arsyeja e dytë është nënshkrimi i konktratës për investime brenda fshatit në një kosto financiare prej 466 mijë euro. Janë të parapara investime në infrastrukturën publike, që kanë të bëjnë me asfaltime, rregullim të rrjetit të ujërave të zeza e intervenimeve brenda gjithë fshatit”, ka thënë kryetari Haziri.
Ai ka potencuar se janë në pritje të nënshkrimit të kontratës nga Komunës së Gjilanit, Ministria dhe BERZH, për investimin e rrugës Gjilan – Kllokot, e cila kalon nëpër fshatin Livoç i Ulët dhe pastaj investimi i kolektorëve dhe intervenimit në lumin e fshatit.
“Pretendojmë që deri në fund të vitit të ardhshëm, të gjitha problemet që kanë të bëjnë me infrastrukturën në këtë fshat të përmbyllen për një periudhë të gjatë, duke krijuar lidhjen e fuqishme dhe integrimin e qëndrueshëm si një lagje e qytetit të Gjilanit me gjithë infrastrukturën përcjellëse”, tha ai.
Këshilltari komunal i cili është nga ky fshat, Rijad Elezi, ka thënë se falë mbështetjes së kryetarit Haziri, të gjitha projektet që i ka pritur fshati dhe ato që i ka dëshiruar, po bëhen realitet dhe po shndërrohen në kushte më të mira për të jetuar si pjesë e përbashkët e qytetit.
Ai ka thënë se këto investime janë të jashtëzakonshme dhe njëkohësisht edhe thirrje për aktivizim të shoqërisë në pagesën e faturave të tatimit në pronë, sepse paratë e popullatës po kthehen me investime të mëdha dhe jetike për zhvillimin në përgjithësi.

You Might Also Like