Bujqësi

Komuna e Vitisë dhe organizata “IKC” shpërndanë farë të patatës për kultivuesit e fshatit Debellde

Komuna e Vitisë në bashkëpunim me organizatën IKC , kanë shpërndarë sot rreth 13 mijë e 500 kilogram farë të patates për 28 kultivuesit nga fshati Debelldeh i Vitisë fshat ky i njohur për prodhim të patatës kualitative.Me këtë rast zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu ndër tjerash bëri me dije se kjo komunë do të realizoj edhe shumë projekte të tjera që do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin ekonomik. “ Në këto 4-5 vite të fundit kemi dhënë shumë subvencione, kemi mbështetur fermerët tanë në format e ndryshme por në rastin e sotëm i kemi kushtuar një vëmendje pjesës rurale ku 28 banorët e fshatit Debelldeh janë përfitues të farës së patates. Ju bëjmë me dije se do të vazhdojmë edhe me subvencionime të tjera gjatë këtij viti me kusht që të realizohet projekti i kryetarit Haliti si sektorë të veçantë të zhvillimit ekonomik, pra të bujqësisë”,ka thënë z.Hasan Alia . E Ekrem Bajrami, Drejtor i Organizatës “IKC” tha se për të është kënaqësi të jetë në komunën e Vitisë, pasi që sipas tij në këtë komunë po iu jepet një hapësirë dhe kontribut të madh zhvillimit të bujqësisë.

Ai shtoj se ata në bashkëpunim me këtë komunë kanë për qëllim që të krijojnë edhe një brend të posaçëm për pataten e Debelldehut. Ndërkaq Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural potencoi se fshati Debellde është i njohur për prodhimin e patates cilësore në Kosovë dhe për këtë arsyeje kjo komunë, ka vendosur që të përkrah këta fermerë. Drejtori Ademi tha se kjo drejtori do të vazhdoj të përkrah kultivuesit e patates dhe bëri me dije se kjo komunë do të organizoj për herë të parë edhe “Ditën e Patates” me qëllim të promovimit të kësaj kulture bujqësore.Aziz Zuka

 

You Might Also Like