Viti

Komuna e Vitisë dhe Organizata “QATAR CHARITY” ndihmuan  250 familje skamnore

Në kuadër të bashkëpunimit të QATAR CHARITY dhe Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Viti,  në Viti sot  janë ndihmuar 250 familje vitiase.

Këtij aksioni ju janë bashkangjitur edhe Basri Aliu, Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Demush Mehmeti, Drejtor i Qendrës për Punës Sociale.

Drejtori Aliu ndër tjerash falënderoj organizatën në fjalë dhe të gjithë bamirësit që po mendojnë edhe për ato familje të cilat kanë nevojë për ndihmë.

Familjet janë ndihmuar secila me nga një pako ushqimore dhe 2 jorganë në vlerë prej 40 euro. Bëhet me dije se këto ndihma janë ndarë në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Vitisë me këtë organizatë dhe atë në kuadër të projektit “Përkrahja dimërore”.Aziz Zuka

You Might Also Like