OPINION

KOSOVA TË UDHËHIQET NGA LIDERËT E POPULLIT, JO NGA LIDERËT E PARTIVE

Nehat Osmani

Pas inicimit të mocionit të LDK-së dhe obstruksioneve të liderit të saj Isa Mustafa dhe disa liderëve të vockël tjerë për rrëzimin e qeverisë Kurti, rrethanat e marrëveshjes të partnerëve të koalicionit për qeverisjen e vendit duhet të ndërrojnë substancialisht.
Meqë në qeverinë Kurti më shumë kishin pushtet ata që ishin më pak për koalicionin ose kundër tij, duhet të marrin më shumë pushtet ata që ishin më shumë për koalicionin dhe PRO tij,
Meqë në qeverinë Kurti harmonizimi i qëndrimeve dhe vendimeve duhej të dakordohej me ATA që nuk kishin legjitimitetin e votës elektorale, duhet të vazhdohet akordimi i objektivave qeverisëse dhe shtetërore me ATA që kanë mbështetjen e qytetarëve.
Konform rrethanave të krijuara dhe fakteve të apostrofuara, Kryeministri Albin KURTI në akordancë me Kryeparlamentaren Vjosa OSMANI duhet të aktivizoj pakon e premtimeve elektorale dhe planprogramit të koalicionit qeverisës:
Të pezullohet TAKSA duke e zëvëndësuar me RECIPROCITET sipas planit të paraparë nga kryeministri. (ashtu sikur ka vendosur për sot dhe paraljmëruar për 15 Mars, 2020.)
Kryeministri Kurti para se të pret një emër të ri nga obstruksionistët duhet të vendos një emër të ri.
Të emërohet z. Fatmir Rexhepi në kye të MPB të Kosovës si përfaqësuesi më konstruktiv pro koalicionit nga rradhët e LDK-së.
Me këto veprime do të dëshmohet si në vijim:
Ekziston NJË qeveri e Republikës së Kosovës,
Ekziston NJË Kryeministër i Republikës së Kosovës
Ekziston NJË koalicion qeverisës e ai është “KOALICIONI I SHPRESËS” nga liderët më të votuar në historinë e zgjedhjeve të Kosovës të udhëhequr nga LIDERËT E POPULLIT, dhe jo nga LIDERËT E PARTIVE.
UNË JAM ME KRYEMINISTRIN SEPSE KREJT POPULLI ËSHTË ME TE!

 

You Might Also Like