Viti

KPF në Viti mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit

Është mbajtur sot mbledhja e njëmbëdhjetë e radhës dhe e fundit për këtë vit e Komitetit për Politikë e Financa i Kuvendit Komunal të Vitisë, që është kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit komunal Naim Pira e ku merrte pjesë edhe Zv/kryetari i komunës Hasan Alia.

Në këtë mbledhje, u diskutuan dhe u proceduan për seancën e Kuvendit për shqyrtim dhe miratim , propozim vendimi për ndërrimin e destinimit të parcelave të propozuara me nr.2582-6 dhe nr. 2582-8 nga shfrytëzimi aktual tokë tjetër – jo pjellore në rrugë publike, propozim vendimi për Planin e punës së KKSB-së për vitin 2020, propozim vendimi për Planin e punës së Zyrës komunale  për Barazi Gjinore, si dhe propozim vendimi për Planin komunal për Integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar 2019-2022.

Me miratimin e anëtarëve të këtij komiteti, në rend dite hyri edhe propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për vendosjen e një trafo të rrymës, për nevoja të banorëve të fshatit Gërmovë.

Po në këtë mbledhje, u dha një informatë (Raport) për zbatimin e Planit të Integritetit për Komunën e Vitisë, për realizimin e planit të punës së KKSB-së për vitin 2019, si dhe një raport analitik i buxhetimit të përgjithshëm gjinor për vitin 2019 dhe planifikimi për vitin 2020.Aziz Zuka

You Might Also Like