ARSIMI

Krerë të institucioneve komunale të Vitisë vizituan objektin e Shkollës së re në ndërtim në Pozharan

Në vazhdën e vizitave dhe inspektimeve të projekteve që janë duke u zhvilluar në komunën e Vitisë, sot Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, Zv. kryetari I komunës Hasan Alia si dhe disa drejtor të drejtorive komunale, kanë vizituar edhe lokalitetin më të madhe të Nandrolone Decanoate effect kësaj komune Pozharanin, për të parë nga afër punimet që po bëhen në ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidema”.

Ata nga afër janë informuar nga përgjegjësi i punëve të këtij objekti në ndërtim lidhur me ecurinë e punëve duke premtuar se i njejti do të përfundoj në afatin e parëparë. Ndryshe do tehksuar se në këtë lokalitet janë duke

vazhduar edhe punimet në ndërtimin e trotuarit prej shkollës së parë shqipe deri në dalje të Pozheranit si dhe në në rivitalizimin e stadiumit të futbollit “Ibrahim Kurteshi”./

Aziz Zuka

You Might Also Like