SPORTI

Kreu i Gjilanit thotë se sporti do të ketë përkrahje edhe më të madhe

Në përzgjedhjen e sportistëve më të mirë në Gjilan për vitin 2018/2019, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka përgëzuar sportistët për rezultatet e arritura. Ai tha se ish-sportistët dhe ata të sotmit, Gjilanin e kanë kthyer në qendër të sportit, duke arritur rezultate kulmore në sportet individuiale dhe ato kolektive.

“Meqë prej janarit të ardhshëm kulturën po e ndajmë prej sportit, do të jemi më të relakusuar dhe sportit do t’i kushtojmë një vëmendje krejt tjetër financiare”, ka thënë Haziri, që ka shtuar se pavarësimi i kulturës, në të njëjtën kohë do të thotë edhe pavarësim i sportit, pra do të lirohet mundësia për investime në sport. Haziri, tha se djemtë dhe vajzat tona po na bëjnë krenarë në ndeshjet ndërkombëtare, por edhe në ligat vendore po na bëjnë krenarë. Po vazhdojmë të jemi kampionë me volejbollistet, futbollistët po ashtu janë shumë të fortë në Superligë, kurse në sporte individuale po na vijnë shumë medalje. Po na bënë krenarë, karateja, volejbollistët që janë të pathyeshme, basketbolli i djemve që dikur ishte sport shumë popullorë dhe që tashti po mëtojnë kthimin në elitë.

“Këtu kemi sportistë, që janë shpallë krenaria e qytetit, andaj urime Dita e Lirisë së Qytetit, e nga shpresat olimpike presim që të na bëjnë krenarë në të ardhmen”, ka thënë Haziri që nuk la pa përmendur edhe pedagogët e sportit, sponsorët, donatorët dhe të tjerët.

You Might Also Like