KRONIKË E ZEZË

Kreu katër vjedhje, u zu

Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga stacioni Policor i  Vitisë gjatë hetimeve te rasteve të “vjedhjeve dhe vjedhjeve te rënda” që kanë ndodhur ne zonën e përgjegjësi në Viti me konkretisht në fshatrat Binqë dhe Drobesh, Komuna e Vitisë, kanë arritur të identifikoj një të dyshuar i  cili dyshohet se ka kryer së paku (4) katër raste të “vjedhje dhe vjedhje të rënda” në lokacionet e lartcekura.

Kallëzim penal është ngritur dhe është dorëzuar ne prokurori në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës Stacioni Policor në Viti falënderon qytetaret e saj për bashkëpunim qe kanë ofruar, duke na ndihmuar në kapjen e autoreve që dyshohet se kanë kryer këto vepra penale.

Gjithashtu policia inkurajon qytetaret që të gjithë ata që kanë njohuri për kryes të mundshëm të ndonjë vepre penale të njoftojnë policin në mënyrë që policia të i  kap ata, dhe ti sillen para gjykatave përkatëse.

You Might Also Like