Gjilan

Kroi i Sallah Elezit

Kroi i Sallah Elezit

Thonë, veprat e mira, nuk harrohen. Ato mbesin të pavdekshme. Kjo është e vërtetë. Me vepra të mira, njerëzit e “fitojnë” pavdekësinë. Pse jo? Ata shkojnë, por vepra e tyre mbetet e “gjallë”. E gjallë ka mbetur edhe vepra humane e Sallah Elezit. Ai, para pak kohe, në Zhegër ka ngritur një Krua. Aty shënohet “Këtë Krua e ngriti Sallah Elezi nga fshati Kurexhaj”. Kjo është vepra e tij e pavdekshme.

Andaj, në dalje të fshatit Zhegër, ku ndahen dy rrugë: njëra që të shpie kah varret e fshatit dhe, ndërsa tjetra që vazhdon drejt Grukës së Karadakut, gjende në të majtë të rrugë, Kroi i Sallah Elezit, qytetar nga fshati Kurexhaj. Është ky krua, i cili, sa qëndruam për t’i dhënë lamtumirën e fundit nënës së Agimit, Fetije Ramadani, aty u afruan ta shuajnë ejten me dhjetra qytetarë që ndjenin etje në këto ditë të nxehta vere.

Aty takuam shumë qytetarë nga Gjilani, Malisheva, Zhegra, Selishta, Pidiçi e mese të tjera, të cilët, afroheshin te Kroi i Sallah Elezit dhe shuanin etjen. Shuan etjen dhe shtonin fjalë miradije për këtë Krua që rrjedh ujë si loti. Secili që shuante etjen, shtonte plot gojën fjalë urimi: “Zoti e ruajtë z. Sallahu Elezin! E paska bërë një vepër të mirë!” Kjo është një vepër e tij e pavdekshme.

Nuk ka vepër më humane dhe më të ndershme se njeriu të ndërtojë kroje, ura, rrugë e shtëpi ku njerëzit kanë nevojë. Edhe Ramadan Ramadani, një qytetar nga Stançiqi, kur shuajti ejten te Kroi i Sallahut, ai tha se, xha Sallahu, me ngritjen e këtij kroi publik, ka fituar “sevape” të shumta. “Nuk ka më “sevap” se t’ia shuash etjen dikujt në këtë kohë të nxehtë. I lumtë dora e zemra që i ka kushtuar të bëje këtë vepër për njerëzit e kësaj ane!”

Aty erdhi edhe Milaim Azemi nga Malisheva e Gjilanit, i cili, kur shuajti etjen tek krua i Sallah Elezit, tha këto fjalë: “Me këtë vepër, njeri fiton xhenetin dhe të mirat tjera. Lum për xha Sallah Elezin, i cili e ka bërë këtë vepër humane e jetike”. Atë ditë, vargu i njerëzve nuk mbaronte pa u afruar te ky Kroi i Sallah Elezit për ta shuar etjen, por edhe fjalët uruese nuk janë ndalur.

E, Kroi i xha Sallahut rrjedh ujë si pika loti e s’ndalet… Fjalët merrnin dhenë, por dikush i shënonte për bamirësinë që e kishte bërë ky qytetar i fshatit Kurexhaj, i cili, para disa vjetësh ka shkuar në përjetësi. Por, vepra (Kroi) i tij ka mbetur “gjallë”.

Pra, Sallah Elezi jeton dhe vepra e tij kurrë nuk do të harrohet. Në fund, qytetarët, pas shuarje së etjes, shtonin: “Të lumtë, o xha Sallah Elezi për këtë vepër të madhe që ke bërë në jetë!”/.Tefik Selimi

You Might Also Like