Gjilan

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani do të vizitojë komunën e Gjilanit

Përmes një komunikate komuna e Gjilanit, ka paralajmruar vizitën e kryeparlamentarës së Kosovës Vjosa Osmanit.

Në orën 15:00, në zyret e komunës Kryetari Haziri pret në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani, pas takimit me kryetarin Haziri, ‪Kryeparlamentarja Osmani do të mbajë fjalim para kuvendarëve të Gjilanit (salla e Kuvendit) e më pas viziton shkollën fillore “Thimi Mitko”.‬

‪Në ora 17:00, kryetari Haziri dhe kryeparlamentarja Osmani, së bashku do të shkojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca, pas vrasjes së rëndë që ndodhi në qytetin e Gjilanit, ku një police zyrtare vrau katër anëtarët e familjes së saj, dhe më pas vrau vetën.‬/RadioStar/

You Might Also Like