Gjilan

Kryetari Alban Hyseni këtë të premte pret bashkatdhetarët në zyrën e tij

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, këtë të premte do të pres bashkatdhetarët në zyrën e tij. Është kjo hera e parë që kryetari i ri i Gjilanit i pret në zyrën e tij bashkatdhetarët me punë të përkohshme jashtë Kosovës, të cilët në numër të madh janë kthyer në Gjilan.

Kreu i Gjilanit ka bërë të ditur edhe orarin se kur bashkatdhetarët mund të takohen me të. Kështu ata do të priten në zyrën e kryetarit këtë të premte nga orë 09:00 deri në orën 12:00.

 

You Might Also Like