Viti

Kryetari i Bashkësisë islame i Vitisë Husamedin Hoxha, ka uruar besimtarët katolikë për Kërshëndellat

Kryetari i Bashkësisë Islame në Viti, Husamedin Hoxha, në ditën e kremtimit të krishtlindjeve ka uruan të gjithë besimtarët e katolikë që jetojnë në komunën e Vitisë, duke dëshiruar që të festojnë në një atmosferë të paqes, harmonisë dhe solidaritetit. Në ditën e festës së Krishtlindjeve, Hoxha, ka vizituar famullitarin e Kishës Katolike në Stubëll, Don Jeton Thaçi, duke e uruar atë me rastin e festës së madhe Lindjes së Krishtit – Kritshlindjet, njofton Plus tv. Festa e Krishtlindjeve është festë e Zotit dhe festohet në kujtim të lindjes së Jezu Krishtit. Kjo festë është gjenezë e të gjitha festave kishtare, për shkak se me lindjen e Krishtit llogaritet edhe fillimi i erës së re.Aziz Zuka

You Might Also Like